• |
ide | kryesore

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, nënkryetari i KQZ: Sapo bëmë histori, i keqardhur që u godit figura e Presidentit

Lajme



Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Denar Biba, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili hodhi poshtë kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar për t’u çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit, njëkohësisht dhe dekretin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretim kësaj date të paracaktuar për mbajtjen e lokaleve.

Në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Biba shkruan se KQZ-ja sapo bëri histori, pasi hodhi poshtë një dekret të pavlefshëm, ndërsa ndjehet “i keqardhur” që u godit figura e Presidentit. “Do të doja shumë që kjo situatë të ishte e paqenë, që Presidenti të mos e kishte nxjerrë dekretin e dytë për anulimin e datës së zgjedhjeve; që KQZ të mos vihej në pozitën e vështire e të padëshirueshme për të konstatuar si absolutisht të pavlefshëm një akt të kreut të shtetit; që Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit të mos e godiste dekretin e Presidentit e, në një farë mënyre edhe autoritetin e tij.

Sidoqoftë, nuk mund ta fsheh kënaqësinë personale për ngadhënjimin profesional lidhur me faktin e pamohueshem tashmë se vendimi i KQZ ishte ligjërisht korrekt, packa se politikisht nuk i pëlqeu një pjese të politikanëve të vendit.”- shkruan Biba

Referuar vendimit të Kolegjit dhe krizës së thellë politike në vend, Presidenca njoftoi se mëngjesin e nesërm më orën 08:00 do të zhvillohet një konferencë për mediat. Fillimisht, KQZ-ja me 4 anëtarët e Partisë Socialiste, në mungesë të kryetarit Klement Zguri, hodhi poshtë dekretin e Metës duke e quajtur të pavlefshëm. Ndërkaq, ditën e sotme, Kolegjit rrëzoi unanimisht dekretin e kreut të shtetit, tashmë të botuar në Fletoren Zyrtare.

Tashmë vendimmarrja e KQZ u certifikua edhe gjyqësisht. KQZ sapo bëri histori, më së paku përsa i përket të drejtës administrative. Kjo është një ditë e mirë për shtetin e së drejtës në Shqipëri.”- përmbyll reagimin e tij Biba.

 



4 Comments

  1. Po mi bib. Ju gjithandej histori beni. Leket treten felliqsia mbetet. Leket ikin varferia dhe dhimbjet e fukaralleku i popullit do tju ndjekin dhe kur te mos frymoni me ne kete toke.

  2. Po more i paemer, pse po te kishte mbet ne fuqi vendimi i paligjshem i Metes, do ishe gdhire pasanik zotrote?
    Ndosha ti po, por shqiptaret po njelloj do ishin. Vetem se shteti do kishte marre nje shqelm bytheve nga nje president qe kujton se mund te beje gjithcka.

  3. Or bib historine e .arit ke bo ti bashke me ato vemjet. Prit or loqe se historia akoma nuk ka fillu. Kur ta kuptosh ti do ta kesh e do jesh mrena….

  4. Ti ke bere historine e burgut tend te ardhshe.
    Dhe te tentatives idiote per te shpallur de facto perandor Edi Ramen. Dekreti i presidentit ishte mese I ligjshem I maturuar pas nje keize te thelle politike. Por to e hodhe poshte sipas prosise se shefit duke e lejuar ate ne rendjen e cmendur drejt marrezise. Nje dite kur Rama te kete ikur dhe llesh nevojtorja mos jete me minister do marresh edhe ti meritat e aktit tend puthador o plere qe justifikon te qenit lake me nje petk te rrjepurr prej konstitucionalisti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *