• |
ide | kryesore

30 qershori/ “Le të ketë vëllavrasje”, ish-kreu i PD në Elbasan shoqërohet në Polici (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Ish-kryetari i Partisë Demokratike i degës së Elbasanit, Aurel Bylykbashi, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, lidhur me deklaratën e bërë ditën e djeshme në mbledhjen e “Aleancës qytetare”.

Gjatë mbledhjes, Bylykbashi është shprehur mbi mundësinë e shpërthimit të një konflikti civil, si pasojë e klimës tejet konfliktuale politike me afrimin e zgjedhjeve të parashikuara për t’u mbajtur më datë 30 qershor. “Domethënë do të ketë luftë civile, do të ketë vëllavrasje! Po e them prerë dhe qartë: Ne nuk do të lejojme zgjedhje në 30 Qershor!”- citohet të ketë thënë ish-kreu i PD-së në Elbasan.

Më tej në ligjëratë, Bylykbashi u ka bërë thirrje të pranishmëve që të bashkohen për t’i bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se nuk aksioni i tyre nuk ka kthim pas. Ne duhet tëë jemi të gjithë atje, në Bradashesh dhe t’i themi më qartë se kurrë, se ky qytet nuk të do, ky vend nuk të do dhe nuk ka burg që mund të na kthejë nga rruga jone!! Jemi më të qartë se kurrë!”- ka thënë mes të tjerash ish-deputeti, i cili po merret në pyetje nga Policia.

Pjesë nga fjala e Aurel Bylykbashit:

Nga ana tjetër është data 30. Ka shumë zëra që parashikojnë Kasandrën, domethënë do të ketë luftë civile, do të ketë vëllavrasje!…Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapsht nga rruga jonë dhe nuk do të bëjmë gabimin që bënë gjyshërit tanë në 1944!! Dhe të ngelemi peng dhe për 50 vjet të tjera. Historia, historianët le të shkruajnë më mbrapa, kishin të drejtë këta apo kishin të drejtë ata. Ne do të merremi me ngjarjen.

 

 

 

 

 

 

 



8 Comments

  1. me kujtohet “avokat “ngjela ne studio televizive ne ate kohe me ramen edhe 13000 veta jan pak per tu vrar jo me 1-2-3- apo 4 por dhe 13000 mij jame pake kesht deklaronte mbeshtetesi nr 1 i qelbesirave ne ate koh………………

  2. Kalbeni ne burg kete bajge ekstremiste qe ben thirrhe per vella vrasje,kot mundoheni me thirrje te deshperuara dhe me fryme te mbaruar se nuk ju degjon njeru,populli i thjeshte ne 30 qershor sipas deshires dhe te drejtes se tyre ca do votijne,ca do shkojne ne plazh,ca do rrine ne shpi dhe ata kamikaze qe do veprojne ne kundershtim me ligjet e vendit do marrin denimin qe meritojne,pra 30 qershori do jete nje dite normale!

  3. Qelbesire e madhe qenka ky !! Nuk eshte per tu habitur pserse nk fiton ky ne zgjedhje…
    Ne kete menyre ky mendon se do ta dergoj shqiprin n’europe ???
    Turp turp te ket…

  4. flake e zjarre te ndizet ,ja te rrojme te gjithe ose te vdesin te gjithe .po shqiperia nuk mund te jete prone e banditeve te rikurvave dhe bandes se ambasadave .rama do na rruaje karin te gjitheve ne opozitareve.

  5. Me sa duket jemi popull qe nuk e duam lirine. Jemi mesuar me diktat. Akoma vazhdojme. Perderisa mbajme pre 20 vjetesh njehere ne bashki e nje here nje km hajdut ordiner dhe bandit. E tolerojme dhe zhulin . Nuk rrojme dot pa i ber keq vehtes dhe familjes dhe mire krimineleve ordiner. Milet i cuditshem jemi. Te na rrojne partite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *