• |
ide | kryesore

5 Filmat që duhet të shihni këtë verë (FOTO)

Paparazzi, Slider



Vera tanimë është këtu.

Ditët janë shumë të nxehta dhe sigurisht që nuk mund të mos mendojmë për detin,plazhin apo dhe për pishinat. Edhe pse gjatë muajve të nxehtë të vërës më shumë kemi dëshirë të dalim, prapë se prapë në një mbrëmje të freskët zgjedhja më e mirë do të ishte ta shikojmë një film. Por nëse do doni që këtë verë të qëndroni në shtëpi, ose thjesht jeni një fans shumë i madh i filmave dhe nuk doni që vera juaj të kalojë pa parë filmat, fatmirësisht kemi shumë filma për të parë. Zgjedhja perfekte do ishte një film që të sjell ndjenjat e verës dhe plazhit, që të bën të fillosh të ëndërrosh për një destinacion të largët apo në një ishull të humbur që me siguri do të shkosh.

Nëse nuk keni ide se çfarë filmash të shihni këtë verë, ne kemi disa propozime për ju:

“Mamma Mia” është një komedi muzikale romantike që është xhiruar në ishullin e vogël grek Skopelos. Menjëherë pasi ka dalë ky film, ka patur një rritje turistësh në këtë ishull. ‘Mamma Mia’ do të ishte një zgjedhje perfekte për ta parë në këto ditë verore.

MAMMA-MIA-main-edited.jpg

 

“Monte Carlo” rrëfen historinë e 3 vajzave, të cilat nisen për një udhëtim në Paris, por në fund përfundojnë në Monte Carlo për shkak të një ngatërrese, pasi protganostja kryesore që interpretohet nga Selena Gomez ka ngjashmëri të madhe me një të pasur britanike.

montecarlo.jpg

 

“The Talented Mr. Ripley”
Nëse ende nuk keni qenë në Itali, ky film do ju bëjë që të bini në dashuri me të. Ky film është xhiruar në disa vende në Itali si Palermo, Venecia, Romë etj. Filmi tregon historinë e një djaloshi të quajtur Tom Ripley i cili paguhet nga një miliarder për të kërkuar djalin e tij Dickie dhe ta sjellë atë tek ai nga Italia. Por Tom është i varur nga paraja, stili i jetesës luksoze dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka për të pasur çdo pushtet që djali i tij Dickie ka.

Ripley-Gear-Patrol-Lead-Full.jpg

“Dazed and Confused” nuk ëhstë historia tipike e adoleshtëve që kanë mbaruar shkollën e tyre dhe shkojnë në plazh. Ky film tregon më shumë për ditën e fundit të shkollës dhe tregon se si adoleshentët kalojnë kohën e tyre pas ziles së fundit në shkollë. Nga një festë në tjetër, ky film jep një parashikim të aktiviteteve që këta adoleshentë që do të bëjnë gjatë mbrëmjeve verore.

9643_dazed-and-confused-627.jpg

 

“Mr. Bean’s Holiday”
Të gjithë kemi patur shansin të njihemi me karakterin e Mr Bean nga seritë e shumta komike që kemi parë nga ai, por tek ‘Mr Bean’s Holiday’ , kemi mundësinë që ta shohim në një film. “Mr Bean’s Holiday do na bëjë që të udhëtojmë drejt Rivierës së bukur franceze dhe do futemi në ndjenjat e kësaj stine kaq të bukur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *