• |
ide | kryesore

Basha: Bojkotoni 30 qershorin! Dhuna i intereson Edi Ramës

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli para medieve mbrëmjen e së martës duke u kërkuar shqiptarëve të bojkotojnë zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas tij dhuna i intereson vetëm kryeministrit Rama.

“Edhe pse një komunist, pjesë e krimeve të regjimit kundër popullit, Ramiz Alia kuptoi fundin e tij dhe e pranoi atë pa i sjellë fatkeqësi dhe kosto të tjera vendit. Kurse Edi Rama ka zgjedhur një rrugë më fatale. Ai ka javë të tëra që bredh nëpër Shqipëri, duke provokuar dhe nxitur përplasje shoqërore.

Në të gjitha protestat e opozitës, ka futur provokatorë për të nxitur dhunë. Në të gjitha vizitat nëpër Shqipëri ka folur për të motivuar dhunë” – tha Basha që shtoi se është pikërisht Rama që ka ncitur dhunën.

“Sepse ai e di se, vetëm, nëse ka dhunë, vetëm nëse ka përplasje civile, ai do t’i shpëtojë gjykimit për vjedhjet dhe keqqeverisjen, për drogën dhe mbrojtjen ndaj krimit. Por plani i tij për dhunë ka dështuar. Shqiptarët e kanë kuptuar se dhuna i shërben Edi Ramës. Shqiptarët e dinë se përçarja është e keqja e të gjithëve.

Opozita nuk vjen në pushtet me dhunë. Opozita do të vijë në pushtet, duke rrëzuar regjimin kriminal të Edi Ramës me forcën e mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve të bashkuar kundër së keqes” – tha Basha që u bëri thirrje shqiptarëve për ta braktisur Ramën.

“Mënyra më e mirë për të përshpejtuar rënien e Edi Ramës, është braktisja e tij, është braktisja e oborrit të tij të kriminelëve, të klientëve, shërbëtorëve dhe veglave të tij. Braktisini oligarkët e tij! Braktisini mediat e tij! Braktisini shërbëtorët e tij publikë! Ngrini zërin kundër tyre! Protestoni kundër tyre! Pengojini ata! Mos besoni propagandën e Edi Ramës! Mos besoni gënjeshtrat e lakejve të tij!

Mos u bëni pjesë e shfaqjeve banale, që Edi Rama prodhon me mitingjet dhe aktivitetet e tij! Refuzojeni Edi Ramën! Refuzojini biznesmenët e tij grabitqarë! Refuzojini kriminelët që ai mban pranë! Refuzojini ata moralisht! Refuzojini shpirtërisht! Mbi të gjitha, braktiseni Edi Ramën politikisht!” – tha Basha që shtoi edhe 30 qershorin

“Unë e di se shumë njerëz të ndershëm, që punojnë në administratën publike apo që kanë biznese të vogla, apo veprimtari të tjera që kontrollohen nga inspektorët, policët apo veglat e tjera të Edi Ramës, janë nën terror për të dalë të dielën në zgjedhje.

Por unë ju ftoj që t’i braktisni! Ju ftoj që të mos dilni të mos bëheni pjesë e kësaj farse, e cila i shërben vetëm krimit dhe pushtetit personal të Edi Ramës. Këto zgjedhje janë nul. Ato nuk do të njihen. Ato nuk do të jenë. Ju ftoj t’i dënoni ato me braktisjen tuaj. Ata që ju nxisin drejt tyre, nuk kanë në zemër as interesin tuaj, as sigurinë tuaj, as të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Unë dhe opozita do të bëjmë çdo gjë që mundemi kundër kësaj farse të paligjshme dhe kriminale! Ju ftoj edhe juve të bëni tuajën duke i braktisur. Ju siguroj se çdo gjë do të bëhet mirë. Ju siguroj se fundi i Edi Ramës është pranë. Ju siguroj se Shqipëria ka mundësitë dhe forcën të dalë nga gremina ku ka rënë dhe të fillojë të ndërtojë një të ardhme të denjë, si çdo vend tjetër europian. Ne jemi shumica! Dhe ne jemi më të fortë se e keqja!” – tha Basha ©LAPSI.al

13 Comments

  1. Hahaha o çu kenaqem,Basha me kujton filmin Edhe keshtu edhe ashtu,isha i sigurte qe Basha do dilte dhe do thoshte qe Rama do te prishi zgjedhjet.Si thote mo si thote,PDja nuk do pushtet me dhune?!dridhe Like roje pike,hani mut tani ju militantet kokebosh qe prisnit te ndodhte hataja ne 30 qershor,bishtin nder shale tani dhe futjani me molotov njeri tjetrit nga inati i Rames,bye bye Basha!!!

  2. Ka nje dhune qe i intereson Edi Rames dhe ka nje dhune qe i intereson shqiptareve. Dhuna mbi socialiste idiote, malinj, apo mbi 70 vjec, qe nuk marrin vesh cfare ndodh, i intereson Edi Rames. Dhuna mbi kriminelet dhe oligarket e Edi Rames, qe dhunojne njerezit dhe voten, i intereson shqiptareve dhe nuk i prish gjakun as nderkombetareve.
    Ne demokraci nuk pengohen as idiotet, as ata qe duan diktaturen, as ata qe duan nazizmin, te shprehen me fjale, apo me vote. Ky eshte thelbi i demokracise. Ama, ata qe shprehen me qyte pistolete, me kercenime per buken e gojes, per lirine etj, duhet te “trajtohen” sic e meritojne. Ky trajtim pritet nga partite, se ketu nuk ka shtet.

  3. O Stalin,
    c’po ndodh keshtu!? Sikur ju do luftonit me te gjitha mjetet. Sipas kesaj deklarate i bie se ata qe hodhen molotova, kapsolla etj. paskan qene te futur nga Rama ndersa Basha vetem ka kenduar hymnin kombtar.
    Po Voltana agjente e Rames eshte!?
    Picke te mizes!!!!!!!!!!!

  4. Gjel Qyrrs lulu nuk ke rruge tjeter por largohu nga salihu dhe shpeton pd dhe veten,kjo te ka ngelur pas 30 qershorit,ndryshe hypi trenit Beograd – Amsterdam dhe vazhdo jeten me hollandezen e Vehbi Allmuces dhe lere rehat demokratet e vertete jo shpellaret e salihut

  5. O pabuks me emer e pa emer ne komentet qe ben je i njejti i degjeneruar e servil,qe krevatin e leshon..Turp nuk ke,se nuk e njef..Fundi i rilindjes erdhi

    1. Ti Zana fluturon me kar ne bythe,zgjedhjet do te behen,Basha futi bishtin nder shale kurse ti thua Rama iku,iku Basha o Zana te paste nana…

  6. O mavinj byth qire qa keni po ju kerkon karin fidi juaj apo si eshte puna o degjenerata juve edhe meshkujt ju shkerdhehen me shum se kurvat qa patet si ju erdhi zeri, dale dale se erdhi dashuria juaj 30 mos e merni me ngut se ja shifni fundin piqkes suaj.

  7. Me ne fund lulu e shiti salihun qe nuk po e pjerdh me njeri,nuk e takon me njeri as amerikanja as be,i fundit qe e ka takuar kete kerme salih ishte ambas Lu,tani ngordh ne krevatin e zenit

  8. Po ky pa emer e me emer c‘mendon se votimet quhen zgjedhje ????? Po ne diktature..Une do tju perbus me neveri rilindas endacak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu