• |
ide | kryesore

Bashkitë e drejtuara nga PD-ja letër KQZ-së: S’ka zgjedhje në 30 qershor. Ambientet e KZAZ-ve do jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete

Lajme, Të fundit



Bashkitë nën drejtimin e Partisë Demokratike janë të vendosura për të zbatuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e zgjedhjeve.

Nëpërmjet një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ato njoftojnë se në datat 27 Qershor 2019 – 2 Korrik 2019, ambientet që ishin vënë në dispozicion të KZAZ-ve dhe GNV do të jenë në funksion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme.

“Gjithashtu, ju bëjmë me dije se në datat 27 Qershor 2019 – 2 Korrik 2019, në kushtet kur nuk ka një Dekret të Presidentit të Republikës përcaktimin e dates së zgjedhjeve, në ambientet që ishin vënë në dispozicion paraprakisht për KZAZ dhe GNV, është planifikuar të jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe letrare, që do të organizohen nga njësia e qeverisjes vendore, apo për tubime që do të organizohen në përputhje me të drejtën kushtetuese të lirisë së tubimit, sipas nenit 47 të Kushtetutës”, – shkruhet ndër të tjera.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *