• |
ide | kryesore

“Ëndërrat janë vështirë të realizohen”: agjenti i Lukaku frikëson Inter

Sport



Inter shton përpjekjet për Romelu Lukaku. Drejtuesit zikaltër janë takuar gjatë ditës me Federico Pastorello, agjentin që kujdeset për interesat e sulmuesit të Manchester United. Në përfundim të takimit në selinë milaneze të Viale della Liberazione, menaxheri i lojtarit ka bërë qartësi duke shpjeguar se ekziston dëshira, por operacioni nuk është fare i thjeshtë: “Lukaku? Eshtë një ëndërr e si e tillë është e vështirë të arrihet, por asgjë nuk është e pamundur. Inter po provon seriozisht e ai ka shprehur dëshirën e tij. Të shëhim më pas”.

26 vjecari belg ka vendosur të largohet nga Red Devils e ka treguar për SportMediaset, vlerësimin e tij për Antonio Conte. United vazhdon të mos ulë pretendimet e tij: dëshiron 75 milionë stërlina (84 milionë euro) e nuk pranon lojtarë në këmbim. Ndjesia është se tratativa do të kërkojë kohë të gjata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *