• |
ide | kryesore

F1, GP i Brazilit “rrëmbehet” nga Rio de Janeiro: “Me 99% nga 2021”

Sport



Sfida e përjetshme mes Rio de Janeiro e San Paolo në Brazil është spostuar prej pak kohësh edhe brenda botës së Formula 1. Sipas asaj që ka konfirmuar presidenti i Brasile, Jair Bolsonaro, ka një “shans prej 99%” që Rio de Janeiro të mirëpresë GP të Brazilit, duke nisur nga 2021.

“Nuk do ta humbim F1 – pranoi Bolsonaro – kontrata e San Paolo përfundon vitin e ardhshëm e ata kanë vendosur që Formula 1 të kthehet në Rio de Janeiro”. Mbi cështjen është shprehur edhe CEO i F1, Chase Carey: “Jemi të përqendruar në kërkimin e mundësisë më të mirë për të gjithë – ka shpjeguar -, në 2021 kam thënë që cdo garë duhet të jetë si një Super Bowl. Duam ti bëjmë Cmimet e Mëdha, evente që të mahnisin gjithë qytetin e duam të jemi në një vend që ta thërrasë imagjinatën e botës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *