• |
ide | kryesore

Golf me “drita të kuqe” dhe menjëherë polemika: striptiste dhe femra sexy në një “garë” angleze

Sport



Golfi do të jetë krejt tjetër gjë pas asaj që do të ndodhë në gushtin e ardhshëm në kontenë angleze të Essex. Atë ditë do të shihet një golf me drita të kuqe, të paktën duke lexuar atë që qarkullon në The Sink the Pink – Big Boy and Bigger Golf Day, manifestim me përmbajte pak si shumë evidente.

Krejtësisht sekret emri i qarkut që do të mirëpresë një “kompeticion” të tillë. Nga pikëpamja e klubeve, në fakt, është evident rreziku për të luajtur me reputacionin: nga njëra anë vite garash e marke, nga ana tjetër një publicitet që vështirë se do të shtyjë ata që luajnë golf të shkojnë në ato anë.

Nuk do të ketë handikap loje, asnjë klasifikim atë ditë në fushë. Portalet e rrjetet sociale flasin jo vetëm për striptiste, shkuma party e konkurse hot gjatë ditës, por flitet edhe për “30 femra shumë sexy e nudo” dhe se “gara” rrezikon të transformohet në një konkurs me fanella të lagura e shkuma party.

Në pritje për të parë nëse është një lajm fals apo një event “ashtu si flitet”, lajmi nuk ka kaluar pa vëmendje tek direkt të interesuarit: sipas revistës angleze “Women & Golf” bëhet fjalë për “një skandal të vërtetë e një fyerje për femrat që praktikojnë këtë sport e duan të bëhen profesioniste”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *