• |
ide | kryesore

Harry dhe Meghan shpenzime marramendëse nga paratë e taksapaguesve britanik

Paparazzi, Slider



Pasi u larguan nga pallati Kensington sepse u tha se kishte një përçarje mes William dhe Kate, Princi Harry dhe Meghan kanë shpenzuar 2.4 milion paund ose 3 milionë dollarë, para publike, për të rikonstruktuar shtëpinë e tyre në bazën e Windsor Castle.Kritikët e kanë quajtur shpenzimin ‘të egër’ , por miqtë e Harry dhe Meghan, të cilët thuhet se kanë punësuar dizajnuesin e famshëm të Soho Farmhouse në Oxfordshire, këmbëngulin se nuk kemi të bëjmë me shpenzime aq të mëdha sa njerëzit mund të mendojnë.

Si dhuratë nga mbretëresha, prona e shekullit të 19-të ishte konvertuar në pesë shtëpi të vogla dhe duhej të kthehej në një shtëpi të vetme. Tavanet dhe dyshemetë u zëvendësuan së bashku me shtimin e banjove të reja, dhomave të gjumit dhe një kuzhinë.

Kur punimet ishin planifikuar para se të mbërrinte në jetë djali Archie, ekspertët parashikonin se kostoja e tatimpaguesve mund të kushtonte më shumë se 3 milionë paund, por ekipi i çiftit mbretëror këmbënguli se kishte të ngjarë të ishte sa gjysma e atij.

Por duke qenë se projekti ende nuk është i plotë – thuhet se do të kushtojë shumë më tepër se 2.4 milionë paund.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *