• |
ide | kryesore

Itali, shqiptari arratiset për herë të dytë nga burgu

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i burgosur shqiptar ka alarmuar për herë të dytë drejtësinë italiane, pasi ka arritur të arratiset sërish nga burgu. Mediat italiane raportojnë se është arratisur nga burgu i Trapanit, në ishullin e Sicilisë, 32-vjeçari Lekë Luca.

Sipas policisë italiane të burgjeve, i riu ka arritur t’ia mbathë gjatë orës së ajrosjes në burgun San Giuliano, ndërsa nuk dihet ende mënyra që ka përdorur për të kapërcyer murin rrethues.

Autoritetet italiane dyshojnë që shqiptari ta ketë përgatitur me kohë planin e arratisjes, ndërsa bashkëpunëtorët e prisnin jashtë murit rrethues të burgut.

Policia vijon kërkimet intensive në të gjithë vendin për kapjen e tij. Sipas italianëve, shqiptari ishte arratisur edhe në korrik të vitit 2017, së bashku me bashkëkombësin e tij, 22-vjeçarin Osvaldo Mariku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *