• |
ide | kryesore

Klitschko rrezikoi jetën: jahti i tij mori flakë në Majorka

Sport, Video



Flakë dhe frikë, deri në ndërhyrjen e rojes bregdetare që fatmirësisht zgjidhi gjithcka. Ka përjetuar momente aspak të lehta për tu administruar Wladimir Klitschko, ish-kampioni i peshave të rënda, mbrëmjen e kaluar, ndërsa ishte në bordin e një jahti në Majorka, në shoqërinë e familjes së tij dhe të disa miqve. Ukrainasi rrezikoi jo pak, bashkë me gjithë të tjerët, kur një zjarr shpërtheu në sallën e motorëve. Skuadra e shpëtimit, që ndërhyri me shpejtësi, evitoi tragjedinë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *