• |
ide | kryesore

Kriza politike/ E dërguara e SHBA i shkon në zyrë Lulzim Bashës

Arkiva, Lajme



E dërguara e SHBA-ve për punë në Shqipëri, zëvendës ambasadorja Leyla Moses-Ones ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një takim me Lulzim Bashën.

E dërguara e SHBA ka mbërritur në PD në orën 10:00, ndërsa pritet të bisedojë për situatën politike në vend.

Takimi vjen në kohën e një ndasie të madhe mes maxhorancës dhe opozitës, ku është përfshirë edhe Presidenti i Republikës.

Kreu i Shtetit ka anuluar me dekret zgjedhjet e 30 qershorit por maxhoranca vijon e bindur rrugën drejt tyre, duke e cilësuar vendimin e Metës si antiligjor. Nga ana tjetër Presidenti i cilësoi sot zgjedhjet e 30 qershorit si imagjinare. Ndërsa opozita vijon në qëndrimin e saj për zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër.



1 Comment

  1. Ne oren 12 i shkon dhe Soreca. Kjo do te thote qe do nderroje dy pale breke Luli sot se do i mbushe. Nese takon dhe Salehun me vone, i bie 3 pale duhet te nderroje.
    Ti pervec hajdut, je dhe mjeran sepse njeri te thote hip se te vrava, tjetri zbrit se te vrava! Lolo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *