• |
ide | kryesore

Lampard i hapet rrugë drejt Chelsea: 4 milionë stërlina i marrin aprovimin Derby County

Sport



Pjesët e mozaikut të imagjinuar muaj më parë, po vendosen në vendin e duhur. Pas kalimit të Maurizio Sarri tek Juventus, tani edhe Chelsea është duke mbyllur boshllëkun e mbetur nga largimit i italianit. Derby County ka bërë zyrtare tashmë aprovimin për hapjen e rrugës së tratativave mes Blues e teknikut, një akord që do të bënte të lumtur si ish-mesfushorin – që mezi pret të kthehet në klubin me të cilin ka luajtur 13 vjet – ashtu dhe tifozët, që mund të përqafojnë një flamur të Chelsea.

Urimi i Derby County (“Duke qenë se sezoni i ri është shumë pranë, shpresojmë që tratativa të mbyllet me shpejtësi”) duket se të lë të mendosh për një operacion blitz, që duhet të jetë punë ditësh. Për Lampard, që vitin e kaluar shkoi fare pranë promocionit në Premier League, është gati një kontratë tre vjecare, ndërsa Chelsea duhet të paguajë rreth 4 milionë stërlina për ta liruar.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *