• |
ide | kryesore

“Marrëveshja e shekullit”, Trump propozon një plan paqeje për Izraelin dhe Palestinën

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të diskutojë planin e tij për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez në një konferencë ndërkombëtare dyditore, që nis të martën në Bahrejn. Të ftuar në këtë konferencë, ku do të parashtrohen edhe propozime për rritjen ekonomike të Palestinës, do të jenë krerë të qeverive, përfaqësues të shoqërisë civile dhe sipërmarrës.

Sipas planit të zbuluar disa ditë më parë nga Shtëpia e Bardhë, vendet donatore dhe investuesit do të kontribuojnë me rreth 50 miliardë dollarë në rajon, prej të cilave 27.5 miliardë do të shkonin në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, ndërsa pjesa tjetër në Jordani, Egjipt dhe Liban. Ndërsa, pjesa politike e planit të Trumpit u tha se do të publikohet në një datë të mëvonshme.

Në konferencë do të mungojnë përfaqësuesit e qeverisë palestineze dhe të asaj izraelite. Delegacioni amerikan do të përfshijë sekretarin e Thesarit, Steven Mnuchin dhe këshilltarin e presidentit, Jared Kushner. Pjesëmarrës do të jenë edhe ministrat e Financave të disa shteteve të Gjirit Persik, si edhe shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.

 

 

 



1 Comment

  1. Sa qesharak. Te kthehen kufijt e 47 dhe izraeli te paditet ne hage per genocid te paster ndaj palestines si te demshperblente palestinen. Te tjerat p….me rigon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *