• |
ide | kryesore

Meta: Ndalova zgjedhjet moniste, 30 qershori imagjinar…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta deklaron se ndaloi zgjedhjet moniste të 30 qershorit. Pavarësisht këmbënguljes së mazhorancës, Meta i quan zgjedhjet e 30 qershorit imagjinare.

“Presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake por pa dyshim besoj se lidhur me datën 30 qershor si zgjedhje kjo datë ka rënë nuk ekziston më ligjërisht. Kush dëshiron të bëjë zgjedhje partiake unë nuk ndërhyj. Kjo të jetë e qartë brenda dhe jashtë vendit.” – u shpreh Presidenti.

“Unë mbetem besimplotë edhe pse janë shpërdoruar 2 jave që kur unë mora vendimin.

Do vazhdoj të jem i qetë dhe i duruar, por Presidenti i Republikës nuk ndërhyn për të penguar zgjedhjet partiake, por lidhur me datën e 30 qershorit, kjo datë ka rënë. Nuk ekziston ligjërisht.

Nëse dikush do të bëj zgjedhje të karakterit partiak, Presidenti nuk ndërhyn.

Në Shqipëri vendos vetëm një institucion për zgjedhjet, ky është Presidentit.

Ndaj apeloj për reflektim, dhe kush vazhdon në rrugën e paligjshmërisë do marrë përgjegjësinë dhe askush nuk i shpëton dot”, thekson Meta.

Më tej kreu i shtetit e ka quajtur KQZ-në si organizatë socialiste, e cila nuk ka tagër që të vendos për datën e zgjedhjeve.

“KQZ? Jo rastësisht përdora termin organizatë sociale, Presidenti nuk mund të hyjë në debat me një organizatë socialiste apo demokrate. Vetëm Presidenti vendos për datën e zgjedhjeve në Shqipëri, asnjë institucion tjetër. Presidenti është dhe mbetet i duruar”, tha Meta.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *