• |
ide | kryesore

Mitingu i Ramës në Kukës, dega e PD-së kërkon leje për protestë

Lajme, Të fundit

Ashtu siç është paralajmëruar, kryeministri Edi Rama, pritet të zhvillojë ditën e sotme një takim elektoral në Kukës. Ndërkohë, dega lokale e Partisë Demokratike i është drejtuar përmes një shkrese Komisariatit të Policisë së Shtetit, duke i kërkuar autorizim për zhvillimin e një proteste.

Sikurse shihet edhe në dokumentin më poshtë, PD ka kërkuar leje për mbajtjen e protestës në harkun kohor nga ora 14:00 deri në 22:00. Ditën e djeshme, vendodhja e takimit të Ramës u zhvendos nga qendra e qytetit veri-lindor, Sheshi Skënderbej drejt Aeoroportit të Kukësit.

 

 

 

Mendohet se kjo lëvizje vjen pas incidenteve dhe përplasjeve të herëpashershme midis përkrahësve të opozitës dhe forcave policore, në qytetet ku kreu i qeverisë  ka zhvilluar takime elektorale, në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

 

 

 

3 Comments

  1. Boll o mitingash se na e shpifet,kush jeni ju qe te ndaloni njerezit te presin dhe te bashkebisedojne me kryeministrin,pastaj flisni ju per demokraci,po kjo pra eshte demokracia,e drejta e qytetareve,qofte edhe nje i vetem,te perkrahi ate qe do,pale pastaj e drejta per te votuar qe nuk negociohet as ne vendet me te prapambetura te botes…

  2. Bejani si bete me tollin e rames !!!Askush nuk mundet te riktheje rregjimin e eterve te ndyre !Reagoni me sa force t’ju jape i madhu zot !Asnje kufizim ,asnje moster ne bote nuk u pengon dot ne enderren per nje Shqiperi Europiane pa mbetje te se kaluares !Çfare do banda e hajduteve te votave ne Kukes,çfare do banda e hajduteve te taksave te Shqiptareve ?!Çfare mutin do Edvin Rama ne Kukes,pasi u vuri kufirin(tollin) qe as i pari i tyre i mehershem nuk e kishte bere !?Te shkoje nje banor i qarkut te Kukesit ne shtepi duhet te paguaje para!Diskriminim i tmerrshem,nje zuzar malukat njeri dhe racist i piste,çfare kerkon ne Kukes ?!Çfare,do lush me nervat e sokrateve te varfer ?Do marresh nje gje qe nuk do te pelqeje dhe aq shume,do zoti e godasin ne shenje ?!!

  3. Zgjedhje do te kete rilindas te degjeneruar !Votime me nje kandidat dhe pa alternative as ne fleten e votimit nuk mund te kete,mostraxhinje e ?!Ju duket vetja te forte se kandidoni vetem ?!Keni frike qe nuk dilni dot ne zgjedhje te barabarte,pa banda e bandite,pa felliqesira e kulysh kurvash !!!Edhe vetem keni frike se humbisni,imagjinoni nese u hiqet korraca politike dhe grupet kriminale qe japin e marrin para per vota !Ku do te shkojne te votojne,per ke per partine socialiste,mafiozet e hajdutet e cdo gjeje ne kete vend !?Cili Shqiptar do shkoje te votoje per te instaluar rregjimin e vjeter,mondiktatorial !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu