• |
ide | kryesore

Pamela Anderson flet për ish të dashurin, ‘ Psikopat, na gënjeu të gjithëve’ (FOTO)

Paparazzi, Slider



Pamela Anderson dhe futbollisti Adil Rami kishin filluar lidhjen për afër dy vite më parë.

Pas 18 muajsh çifti i dhanë fund lidhjes së tyre që sipas aktores kanadeze shkak i ndarjes është tradhtia që francezi po i bënte me një femër tjetër. Se fundmi, ylli televiziv publikoi një fotografi në Instagram ku shihen të dy së bashku të lumtur, e cila e akuzoi drejtpërdrejt futbollistin për gënjeshtrat që po i bënte në këto dy vite lidhje.

“Është e vështirë të pranosh. Dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Unë kam besuar se ishim në dashuri të madhe? Ai është psikopat. Ai na gënjeu të gjithëve. Si është e mundur të kontrolloj dy zemra dhe mendje të femrave. Unë kam luftuar gjithmonë për të vërtetën dhe drejtësinë. Ky është makthi im më i keq. S’jam e lumtur, por e di të vërtetën”- ka shkruar Pamela në postimin që ajo ka bërë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *