• |
ide | kryesore

Rama: Meta i zuri vendin Nard Ndokës

Lajme, Të fundit

Edi Rama prezantoi në Tropojë kandidatin për kryetar bashkie, Rexhë Byberaj. Përpara mbështetësve socialistë, Rama sulmoi sërish presidentin Ilir Meta kur tha se i ka zënë vendin Nard Ndokës.

“Më mirë mos të të duan e në fund të ditës merren me ty, se sa mos të të kenë në hesap fare. Imagjinoni të jesh Fatmir Mediu çfarë sikleti, që nuk e ka njeri në hesap. Jo. Nardi është një nivel më lart, se ja ka zënë vendin Ilir Meta me fjalinë “shantazhin ndaj gjykatësve e pashë në fotografi”. Nard Ndoka, këtë nivel nuk kishte kapur.

Meqë ra fjala tek Ilir Meta, dy fjalë do i them; Ilir Meta ka marrë përsipër molotovët institucionale, ka marrë përsipër të gjuajë me molotov dekretesh zgjedhjeve, ti gjuaje me molotov fjalësh ndërkombëtarët. E patë si tha, nuk kam anuluar zgjedhjet në Amerikë që të merrem me Amerikën, as në Itali që të merrem me Italinë. Ça t’i bësh, është ky vend që e rrotullon e rrotullon dhe e nxjerr nga një Haxhi Qamil”, tha Rama.

6 Comments

  1. Debil koke e kembe. Bajat. Teveqel. Dhe merret me karagjozlleqe. Ne grahmat e fundit. Seriozisht keqardhje per te. Me pak mencuri mund te menaxhonte situaten qe mos agravohej.
    Nje shprehje popullore thote me mire vone se kurre.

  2. Ka 2 jave fushate dhe pervec filxhanit te Mones dhe Xhuljetes nuk e kemi degjuar te bej fushate por vetem muhabete ordinere si llaxore fshati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu