• |
ide | kryesore

Temperaturat e larta/ Autoritetet zbulojnë zonat më të rrezikuara nga zjarret

Lajme



Temperaturat e larta të ditëve të fundit përbëjnë një rrezik potencial për zjarre në disa qarqe të vendit. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), raporton se qytetet e rrezikuara janë Elbasani, Fieri dhe Berati.

IGJEUM njofton se rreziku do të vijë duke u rritur gjatë orëve në vijim dhe kryesisht në ditën e nesërme, pasi termometri pritet të arrijë në 38 gradë celsius.

Gjatë ditës së nesërme, pritet të ketë edhe reshje të dobëta shiu, që në disa zona mund të shoqërohen me shtrëngata dhe breshër.

Sot pasdite (e martë dt.25) dhe nesër (e mërkurë dt.26) pritet rrezik “I MODERUAR” në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nё qarqet Elbasan, Fier dhe Berat pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: Elbasan (Jugperëndim), Fier (Verilindje-Jugperëndim) dhe Berat (Veriperëndim).

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.”- shkruhet në njoftimin e IGJEUM.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *