• |
ide | kryesore

Tensionet Washington-Teheran, Trump firmos sanksione të reja ndaj Iranit

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka firmosur sanksione të reja dhe më të ashpra financiare ndaj Iranit. Qëllimi i këtij urdhri ekzekutiv është frenimi i qasjes që Udhëheqësi Suprem i vendit, Ayatollahu Ali Khamenei dhe Irani zyrtar kanë tek tregjet financiare botërore.

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, theksoi se sanksionet e reja përllogaritet të bllokojnë pasuri të Iranit me vlerën e dhjetra miliarda dollarëve. Sipas Trump, urdhri i tij është një përgjigje “e fortë dhe proporcionale” e SHBA-ve ndaj goditjes së Teheranit javën e kaluar ndaj një avioni amerikan pa pilot, për të cilin Uashingtoni këmbëngul se ndodhej në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë ngushticës së Hormuzit.Nga ana tjetër, Irani pretendon se incidenti ndodhi mbi hapësirën e tij ajrore.

Sanksionet e reja vijnë ndërsa po shtohen shqetësimet rreth mundësisë së përshkallëzimit të tensioneve në një konfrontim të armatosur mes dy vendeve. Irani i mohon edhe këto akuza. Megjithatë,  Trump është shprehur se “mezi pret që të vijë koha” kur këto sanksione të shtuara të hiqen marrëdhëniet bilaterale t’i rikthehen normalitetit.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *