• |
ide | kryesore

“T’i shkohet deri në fund shkarkimit të Metës”, Rama “lexon” filxhanin: Nuk ka më P, po vetëm I

Lajme, Të fundit



Pas konferencës së mbajtur mëngjesin e sotëm nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili u shpreh se 30 qershori si datë e paracaktuar zgjedhjesh nuk ekziston ligjërisht, në përputhje me dekretin e tij për anulimin e lokaleve, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një takimi në vazhdën e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore me banorët e Njësisë Administrative Nr.2 në Tiranë, Rama i kërkoi deputetes së pranishme të Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, informacione mbi ecurinë e procedurës për shkarkimin e kreut të shtetit. Kreu i qeverisë u shpreh i vendosur se kjo procedurë do të ndiqet deri në fund, ndërsa u shpreh se nisma e ndërrmarrë nga Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve, “është një hata kushtetuese e institucionale”. “Duhet cuar deri në fund ai proces se kjo është një hata kushtetuese e institucionale që …” u shpreh Rama.

Po ashtu, as kësaj radhe nuk ka munguar ironizimi i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Monika Kyemadhit, që Rama vazhdon ta etiketojë si “fallxhore”. “Nuk ka P këtu, në filxhan ka ikur, ka vetëm I. Ja .. kushtetuta si happy summer, filxhani sipër.”- tha kryeministri.

 



8 Comments

  1. Na qeveris nje kryeminister i rrjedhur, qe para pak vitesh ra dakord te miratonte nje president po aq te rrjedhur
    Me fotofinish do te ndahet….. se kush eshte me i rrjedhur

  2. Per Ramen e din krejt shqiptaret se eshte i rjedhur por keshilltari eshte. budallai ma i madh mos vall e ka ate Kosovo drvon Baton Stanishiqin apo pedofil Ngjel spiunin

  3. Nje here tepsia, tani filxhani dhe servilet qe zgerdhihen me shakate bajate te ketij kllouni…

    O Zot, jepi mend dhe force njerezve normale te ketij vendi qe te rebelohen, se ndryshe e mori ferra uraten…

  4. SHKARKO EDHE AVOKATEN E POPULLIT DHE TE NA RROJE PARTIA .
    JENI FARE HISKLLI MBINI EDHE SIPER MUTIT JU KURVA.

  5. Mos e rruj .arin o .AR. Avash po te vjen mortja po ta kam thene disa here shurren ke kemebet ka per ta bo breshka. I ke konsumu perfundimisht 3 hapat qe ishe para, tashti as ridoto nuk te bo dermon qafen ke per ta thy

  6. Ti paskan msu ca marifete dhe ty. Zoti te merr mendjen te turperon pastaj te mer cdo gje duke te mos lene asgje
    Dhe e bukura eshte qe mendon se i ke te gjitha. Por ne fakt nuk ke asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *