• |
ide | kryesore

U konfirmua në detyrë, nis seanca për Zaganjorin. Kërkohet shkarkimi i kreut të Gjykatës së Lartë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kolegji i Posaçëm nis shqyrtimin gjyqësor të ankimit të bërë nga Komisioneri Publik për vendimin e konfirmimit të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorin.

Në seancën e sotme, Komisioni Publik argumenton se nuk ndan të njëjtin mendim në lidhje me arsyetimin ligjor për justifikimin e pasurisë, bërë nga KPK.

Në ankimin e Komisionerit renditen si problem pasaktësisë në deklarim për burimet dhe vlerën e blerjes për apartamentin, zyrën dhe një bibliotekë.

Për apartamentin, në deklaratën e 2003 është deklaruar 7 mln e 400 mijë lekë. Në atë veting, është deklaruar 5 milionë lekë.

Pasaktësitë në vlera reflektohen edhe në kontratat e shitjes, në të cilat vlera për apartamentin është 500 mijë lekë. Për dyqanin është përcaktuar 125 mijë lekë, vlera për bodrumin 125 mijë lekë dhe për zyrën 125 mijë lekë. Nga aktet në dosje, nuk provohet burimi i ligjshëm për vënien e këtyre pasurive. Sa i takon transfertave monetare nëpërmjet bankës, nuk provohen një pjesë e tyre. Nuk ka paraqitur dokumentacion provues për barrën e provës dhe justifikimet e tij ngelin në nivel deklarativ.

Në lidhje me burimin e ligjshëm të krijimit të të ardhurave për krijimin e pasurive të sipërcituara janë të ardhurat nga shitja e një apartamenti tjetër, të ardhura personale dhe të ardhura nga qiraja. Nga dokumentet provuese për ligjshmërinë e këtyre pasurive, së pari për apartamentin nuk provohet të jetë e besueshme ligjshmëria e të ardhurave nga shitja e tij, pasi titulli i pronësisë është ende e familjarëve të Zaganjorit, shkruan gazeta panorama.

Në lidhje me të ardhurat personale nuk ka dokumentacion provues, për ligjshmërinë e tyre, sic parashikohet në ligj. Edhe dokumentacioni i sjell është i paplotë dhe ka mangësi. Për të ardhurat nga qiraja, nuk mund të konsiderohen të ardhura të ligjshme në kuptim të ligjit, kjo pas mos pagimit të të taksave dhe mospasjes së një titulli të pronësisë për objektin e lënë me qira.

Në përfundim, për krijimin e këtyre pasurive, rezulton se nuk ka burime të ligjshme për krijimin e tyre, ka kryer deklarim të pasaktë.



2 Comments

  1. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Larte, Kolegji Zgjedhor, Komisioni i Pergjithshem Zgjedhor, Komisioni i Posacem, Kpk, SPAK, FUCK….
    Nietsczhe citon nje kinez te vjeter, i cili thishte se “kur nje perandorie i vjen fundi, ajo ka shume ligje”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *