• |
ide | kryesore

Vazhdon ‘gjuetia’ për protestuesit e KZAZ-ve, në pranga një 26-vjeçar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Kavajës ka ndaluar një person të shpallur në kërkim pas ngjarjeve në KZAZ nr.42.

Sipas të dhënave zyrtare, “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bazuar në prova filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe KZAZ-së nr. 42 Kavajë në protestën e datës 19 Qershor 2019, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. Gj., 26 vjeç, banues në Kavajë”.

Ai akuzohet për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ky shtetas sipas policisë, në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr. 42 Kavajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambientet e KZAZ-së ka qëlluar me sende të forta, mjete piroteknike dhe shishe molotov punonjësit e Policisë të dislokuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *