• |
ide | kryesore

Vëllavrasje në 30 qershor? Ish-kreu i PD-së në Elbasan: Më ndaloi policia, por nuk tërhiqem

Lajme, Të fundit

Ish-kreu i PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi, i cili u ndalua nga policia pas deklaratës “Le të ketë vëllavrasje më datë 30 qershor” tha se nuk tërhiqet nga ajo që ka thënë. I ftuar në “Dritare me Rudinën” në News 24, Bylykbashi u shpreh se zgjedhje me një parti nuk mund të ketë.

“Dy oficerë më kanë ndaluar për thirrjen time. Unë nuk i heq asnjë presje për atë që kam thënë. Por unë dua ta shpjegoj mirë atë deklaratë. Përpara se të jemi aktivistë politikë, jemi qytetarë. Unë mendoj se një shqiptar që ka interes më shumë se gardhi i shtëpisë së vet, absolutisht ne jemi një vend që duhet shqetësim.

Në një demokraci funksionale, duhet të ketë zgjedhje të lira. Nuk kam bërë thirrje për vëllavrasje. Nisur nga kjo që po ndodh në këtë vend, ku shqiptari nuk provohet të votojë i lirë, duke ia deformuar votën, unë mendoj se edhe një qytetar i thjeshtë duhet të jetë i shqetësuar me këtë që po ndodh. Unë mendoj se zgjedhje me një parti nuk mund të ketë, zgjedhje ku vota vidhet e grabitet nga pushteti s’mund të ketë asesi”, – tha Bylykbashi.

Ish-kryetari i PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi është shoqëruar në Polici në lidhje me deklaratën e një dite më parë ku tha se nëse demokracia ka nevojë për trupat e shqiptarëve, ai së bashku me mbështetësit e selisë blu dhe qytetarët do të jetë gati në çdo kohë për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha se të dielën mund të këtë edhe përplasje civile, ndërsa theksoi se PD-ja është e gatshme të përballet me “dhunuesit” e demokracisë.

11 Comments

  1. Ky eshte si ato personazhet tek ” Historiani dhe kameleonet”. Do qe ta caktojne kandidat per kryetar bashkie dhe qe te bjere ne sy shtyn e peshtyn idiotesi, qe ta arrestojne ca ore. Peshtyjeni demokrate kete mbeturine qe do te riciklohet ne kurriz te betejes opozitare.

  2. 50% e popullsise do dali te votoje,tani ti po pate bythe dil ti ndalosh,te jesh i sigurte qe vella vrasje nuk do te kete,por ama ti do ikesh ne pith te semes o koke tul qe ne vend te truve ke copa kari…

    1. rama e ngjela e diten qe do te ket te vrar me 21 janar dy dit para dhe ona kurva nuk i thirri ne pyetje.madje ngjela kerpo 13 mij te vrar,ja kalonte edhe enverit.

    2. 50% do I nxjerri Denkari. Se ne realitet no me shume se 20% ku perfshihet administrata e kercenyar. Dhe shume flete do jene te pavlefshme por numruesit e paanshem te partise socialiste do I numerojne si te vlefshme. Ik mor robqir pa turp. Keni goje e flisni per demokraci ju.

  3. Sot eshte kollaj te akuzosh te dy palet ne konflikt per kete gjendje mjerane politike, por edhe sociale e ekonomike.
    Megjithate, duke e paralelizuar, nese nje p.sh. mesuesi i rreshqet kontrolli mbi klasen, nese i deshton interesi i mesimit apo, akoma me keq, nese i vihet ne diskutim disiplina ne klase, FAJI ËSHTË VETËM I MËSUESIT!

  4. rama e ngjela e diten qe do te ket te vrar me 21 janar dy dit para dhe ona kurva nuk i thirri ne pyetje.madje ngjela kerpo 13 mij te vrar,ja kalonte edhe enverit.

  5. Prototipi i shpellarit me kollare,se ju te tjeret qe I shkoni mbrapa edhe breke nuk keni,por ju vazhdoni me mbetjet e salihut ne pd,jam I shqetsuar ku Arturo Ui salihu,mos e kane lidhur ne krevat epilepsia po e lodh keto kohe zgjedhjesh

  6. FEZIU ANILA VANGJELI LEORENT VVAASSIILLII DHE DY TRE ANALIST-GAZETAR E MBRUJN RAMEN THEM KETA SE NE STUDION E FEZIUT PARA 8-VITESH THOSHTE NGJELA PO TE VRITEN EDHE 13000 JANE PAKE JO TRE-KATER POR ME PLOT GOJEN ALEATI KRYESOR I RAMES NE ATE KOHE DEKLARONTE SE 13000 JAN PAK PSE SJA THON ANILES KETE THENJE PSE SJA THON VANGJELIT KETE THENJE PSE SJA THONE LEORENTIT ATIJ MOR VASILIT TE ETYR PER PS PSE SJA THON PO BEJNE DENKLA KETA TE PA FYTYRE QE KME 25 VITE QE I DOGJOJ ME TE NJETIN RITEM SHOLL-SHOLL-PER TE HUTUAR POPULLIN E PRA FEJZI MOS HARRO NE ATA STUDIO KA THEN ALEATI NR 1 I RAMES JANE POKE 13000.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu