• |
ide | kryesore

Zbardhet manovra e PS-së për të rritur pjesëmarrjen, njerëzve u merret firma për t’u garantuar se do të votojnë

Lajme, Të fundit



Edi Ramës në këto zgjedhje ku garon i vetëm i duhet pjesëmarrja në votimi pasi mandatet i ka të siguruara. Për të rritur pjesëmarrjen, makineria socialiste ka nisur një manovër tjetër.

Edhe duke qenë të vetëm në garë nuk u rrihet pa diktuar vullnetin e lirë të njerëzve për të votuar.

Sigurisht që edhe kjo është një formë për të deformuar rezultatin. Kujtojmë që sipas përgjimeve të BILD, në zgjedhjet e vitit 2017, PS kishte vënë në zbatim një skemë të tërë kriminale për blerjen masive të votës.

Nëpër qytete të ndryshme janë parë të shpërndarë disa formularë që bëjnë fjalë për një të ashtuquajtur sistem patronazhi, që duket se është gjetja e përdorur nga socialistët për të bërë identifikimin e zgjedhësve dhe garancinë për votën.

Në formular ka të detajuar elementë të posaçëm si për emrin e personit të patronazhit, tek emrat e votuesve, me qendër votimi e deri te vendi ku do të takohen për të “shmangur deklarimet fiktive”.

Poshtë formularit ka saktësime të tjera, të tipit “patronazhuesi që plotëson formularin garanton dhe mban përgjegjësi që personat e listuar, pra votuesit, do të paraqiten për të votuar më 30 qershor. Patronazhues mund të jenë që nga drejtues të strukturave të PS, drejtues institucionesh, persona influentë në zona, apo persona që quhen të spikatur”.

Në këtë mënyrë patronazhuesi del garant që ata do votojnë për PS, pasi u ka marrë më parë emrat dhe firmat dhe bën edhe shoqërimin e tyre në votim.



7 Comments

  1. Administrata që shkon në një proçes zgjedhor të paligjshem duhet të mbajë mbi shpinë koston e thyerjes së ligjit dhe nëse nuk largohet nga puna për momentin kjo nuk do të thotë që nuk do të largohet në të ardhmen pasi ka thyer ligjin dhe nuk meriton të punojë në administratë pasi mospjesmarrja nuk e penalizon në lidhje me ligjin edhe nëse zgjedhjet janë të ligjshme.

  2. Cdo nepunes i adminsitrates qe do te shkoje ne kete votim, duhet te perballet me perjashtimin e perjetshem nga puna ne shtet.Per jashte shteti kuptohet qe nuk e pengon kush bazuar ne kushtetute.

  3. Keta nuk heqin dore nga vjedhja e votave, ne kushtetute thuhet vota eshte e fshehte keta bejne presion te tregosh voten dhe populli qesh, kjo eshte fatekeqesi per kete vend , o popull sa gjera behen ne emrin tend dhe ti rri e qesh me veten dhe thua , ku do shkojm valle ne humner?????

  4. do na rruajne karin ,ne do tu qime grate e motrat kurvave te rikurvave.te gjithe bandate rikurvave megjithe bandat e ambasadave do na rruajne leshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *