• |
ide | kryesore

Krime ndaj procesit zgjedhor, 3 në pranga e 3 në kërkim

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia arrestoi 3 persona dhe shpalli në kërkim 3 të tjerë të akuzuar për vepra penale kundër procesit zgjedhor në Tiranë.

Në njoftimin zyrtar, Policia përcakton se tre të arrestuarit janë nga Babrruja.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, bazuar në prova, për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, arrestuan në flagrancë 3 shtetasit: P.P., 45 vjeç, D.D., 47 vjeç dhe A.P., 35 vjeç, nga Babrruja. Gjithashtu u shpallën në kërkim 3 shtetasit: L.M., R.N. dhe B.P. për të njëjtën vepër penale”, njofton policia, e cila shton se vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë për shtetasit e shpallur në kërkim. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *