• |
ide | kryesore

Basha, Kryemadhi, “revolucionarë” me negocim

2, Ide



Mbi aksionin e opozitës po vërtitet hija naivo- feminore e 18 majit: ajo se revolucioni mund të përfundojë me negocim. Po të shohësh ditët e fundit, si në fjalorin dhe protestat e organizuara nga dy liderët kryesorë, thirrjet për dhunë janë zëvendësuar me ato për paqe. Kreu i PD bëri ç’është e mundur të propagandonte se mitingun e të premtes do të dilte me vajzat, të njëjtën gjë ia kërkoi edhe ish deputetëve të tij, ndërsa Monika Kryemadhi është shndërruar nga “shtrigë” në “ëngjëll”, që pas udhëtimit shëndetësor jashtë Shqipërisë.

Ka edhe më, sllogani i famshëm “në 30 qershor nuk ka zgjedhje” tani po zbutet e po rrumbullakoset duke i shtuar edhe konceptin “ato nuk do i njohim”. Pra mesazhi është krejtësisht i ndryshëm: “votimet do të bëhen, por opozita nuk do ti marrë në konsideratë”.

Në fakt, që kur opozita përzgjodhi rrugën radikale të djegjes së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale, përpara saj u hapën dy rrugë, të dyja legjitime dhe të justifikueshme për gjendejen që kalon vendi: ose rregjimi të refuzohej paqësisht dhe përmes metodave gandiane të pritej me durim deri sa ai të shkërmoqej duke ilustruar përpra qytetarëve rrezikun e rikthimit të një diktature, ose së dyti, të tentohej përmbysja e tij me dhunë.

Nga 16 shkurti e deri përpara dy- tre javësh, opozita vuri bast për opsionin e dytë. Vetë Basha u thoshte njerëzve pranë tij që predikonin variantin e parë se ky do të qe shkatërrimi i PD-së, se nëse Rama arrinte të mbante zgjedhje, fibra opozitare do të shkërmoqej për një kohë të gjatë.

Në mbështetje të kësaj optike u shfaqën në protesta militantët me maska, molotovë, gurë dhe shkopinj. Në emër të saj Tirana u pasqyrua në mediat botërore si kryeqyteti i një vendi në prag të luftës civile.

Sa do brutale, e egër, me risk, që të dukej kjo rrugë, në fund të fundit, ajo qe e përligjur. Përballë një regjimi që mbahet në këmbë falë lidhjeve me krimin, që shpërndan gjithë pasurinë e përbashkët në duar të dhjetë vetëve dhe që në fund, kur për këto duhet të përballet më zgjedhjet, vë në punë narkotrafikantët për të ndryshuar rezultatin, ndoshta nuk ka zgjidhje tjetër.

Por habia, çoroditja, hallakajtja e militantëve të opozitës është se kjo rrugë duket se po braktiset në apogjeun e saj.

Duke dalë mbrëmë për të thënë se dhuna i shërben Edi Ramës (po të qe kështu s’duhet të ishte ushtruar asnjë ditë) dhe duke vënë theksin tek bojkoti i zgjedhjeve, përpara versionit të prishjes së votimeve, Lulzim Basha po merr një kthesë të rrezikshme. Ai po ringjall fantazmën që e ndjek nga pas, që kur ka hyrë në politikë: atë të një politikani që nuk duhet marrë seriozisht.

Duke dhënë shenja se është i gatshëm të bëjë prapakthehu, ai po vërteton të gjitha tezat e makinerisë propagandistike të Edi Ramës.

Prej disa javësh, mediat pranë qeverisë po i bien burive se Basha dhe Kryemadhi do të zbythen, se atyre i’u a kanë futur ndërkombëtarët këmbët në një këpucë, se amerikanët po i tundit prangat e burgut dhe se ata nuk kanë mendere për ta përballuar këtë sakrificë, sepse kanë tepër për të humbur.

Nuk ka rëndësi se sa qëndrojnë këto teza, se sa janë ato fryt i shantazhit apo copëza të së vërtetës, e rëndësishme është që nëse Basha dhe Kryemadhi ndërmarrin, disa ditë para 30 qershorit, një piruetë të turpshme, ata i japin 100% kredibilitet atyre. Ata hyjnë në lëkurën e opozitarëve karagjozë që mendojnë vetëm për veten, duke shpallur mbi tryezë revolucionin dhe duke kërkuar poshtë saj negocimin e tij.

Ata e kanë mbarsur aq keq popullin opozitar, ata kanë ngritur sa e sa intelektualë të përqafojnë hashtagun #edheunë, ata kanë sakrifikuar penalisht qindra militantë dhe njerëz që do të dalin nga zyrat e shtetit, sa në këtë pikë janë të dënuar të mos kthehen më mbrapsht edhe sikur një skuadër marinsash t’i kidnapojnë me helikopterë.

Prandaj, nëse e bëjnë këtë kthesë groteske, ky do të jetë fillimi i fundit të kësaj opozite. Sot ajo nuk rrezikohet, as nga përdorimi i dhunës, as nga përplasja, as nga shpallja organizatë terorriste dhe as nga karantina ndërkombëtare. Sot ajo ka një rrezik më të madh: tradhëtimin nga liderët e saj.

©Lapsi.al



26 Comments

  1. (Bushat shkruaj pak me mire shqip – “ua kane futur nderkombetaret kembet….” dhe jo “i’u a kane futur….”!)
    Keto lloj “lideresh” qe gatuhen ne keto kohera sorrosianesh, ecin politikisht gjithnje me marreveshje.
    A e shikon se sa zyrtare evropiane e pertejoqeanesh e vizitojne e e telefonojne cdo dite?
    Ky vend e ka kaliar kete 29-vjetor me rotacion – gati 8 vjet njeri e 8 vjet tjetri.
    Keshtu do te ndodhe edhe dekadat e ardhshme….
    ASNJE HABI!

    1. Mire eshte 8 vjet njeri, 8 vjet tjetri. Se po vazhdoi ps ne pushtet, ata qe shihen si kundershtare t’i bejne llogarite mire se s’do kene buke te hane. Ne pune shteti jo e jo, po mund te kene edhe pasoja te tjera.

  2. Luli nuk po ben asnje piruete; ai po vepron komplet brenda tradites se vet. Si perpara çdo proteste te radhes qe thote “erdhi fundi i Rames”, si çdo here tjeter qe paralajmeron fundin e “oligarkise”, “krimit” etj etj, edhe kesaj radhe ka thene te njejtat gjera dhe rezultati do jete po i njejti si heret tjera. Me
    qesharakja eshte qe analiste e gazetare si puna jote genjehen aq lehte. E keni memorjen si te peshkut, 2 sekonda.

  3. Bushat , sapo u terhoq keshilli i evropes nga vezhgimi i zgjedhjeve. Kjo eshte cfare po ndodh. Nderkombetaret vendosen te nderhyjne. Rama kerkon dalje. Zgjedhje te parakohshme dhe lokale ne tetor. Ky ka qene plani qe ne fillim. Loje ka qene e gjitha. Te tere aktrojne. Ne asnje moment nuk i jane dashur rames zgjedhjet me nje kandidat. Kaq duhet ta kishit kuptuar qe ne fillim

  4. E o Bushat ua la ngref Basha edhe kesaj radhe,une nuk habitem me Bashen se ai nje dordolec i Berishes eshte,por habitem me histerine tende dhe disa analisteve te tjere qe keni 5 muaj qe nxisni luften civili dhe nuk e kuptoj se kujt do ti interesonte kjo lufte se popullit Shqiptar jo njehere,ja pra qe pushteti me dhune nuk mund te merret,keshtuqe ik ti Bushat dhe merr edhe Shullakun,Lubonjen,Mark Markun,Qim Peken,Gjekmarkun e ndonje tjeter dhe dilni me pushke ne dore te beni revolucionin e shume enderruar nga ju…

  5. I dashur Andi, je ne ‘malafede’ sic thuhet ne italisht. Kjo piruete, e cila sic thua ti me te drejte nuk i pelqen asnje opozitari, eshte e diktuar, nga kercenimi per te futur PD-ne, ne listen e organizatave te dhunshme nga ana e SHBA-se.
    Te pakten keshtu pershperitet ne studiot televizive, madje shprehet edhe hapur.
    Ti, si gazetar qe je, duhet te na thuash nese eshte e vertete apo jo. Sepse nese kjo eshte e vertete, PD-ja ka bere mire qe ka zbutur tonet. Ja te te them perse.

    Ti je vete deshmitare i te gjithe ketyre skandaleve me votat, mosfunksionimit te gjykatae etj. etj. dhe te gjitha institucionet nderkombetare kane sulmuar vetem opoziten, a thua se eshte faji i saj, dhe jo viktime. Kjo po ndodh haptas.
    Keto te “huajt”, duke perfshire ketu ambasada e perfaqesues institucionesh, duket se nuk njohin as Dekretin e Presidentit te Republikes. Kjo eshte shuuume e rende. Nuk po zgjatem te permend fakte te tjera.
    Pra, ne keto kushte, duket qartazi qe faktori nderkombetar, per arsye qe mbeten mister, nuk do t’ia dije per shtet ligjor, per principe minimale demokracije, per zgjedhje etj. etj. Pra, strategjia e opozites me protesta nuk dha efektet e pritura nga nderkombetaret; nuk sherbeu per te ndezur prozhektoret ndaj situates ne Shqiperi. Ose me sakte, i ndezi prozhektoret, pati nje ndergjegjesim te nderkombetareve, dhe askush nuk e vuri ujin ne zjarr.

    Ne keto kushte fortune kundra opozites, kjo nuk ka pse ben kamikazin, sepse kjo nuk do i ndihmoje mbeshtetesit e saj. Edhe ata nja 200 vete qe jane neper burgje. Por, duke qene se opozita shqiptare eshte ne te drejten e saj, duhet pritur derisa te ndryshoje kjo konjukture nderkombetare. Si nje anije ne rast fortune, i duhet te gjej strehim prane nje gjiri derisa fortuna te kaloje.
    Nuk eshte ceshtje trimerie, por pergjegjesie ndaj atyre njerezve qe po sakrifikojne gjithcka ne mbeshtetje te opozites, te cilet nuk mund te hidhen si mish per top.

    Nje paralelizem, nese UCK-ja do kishte dale gjate viteve 93′-94′, nuk do kishte Kosove te lire sot, sepse ata do shpalleshin si terroriste, dhe do digjej mundesie e luftes se armatosur. Momenti i gjetur per te filluar perpjekjet ushtarake ishte kur Perendimi e kishte percaktuar fundit politik te Milloshevicit. Pjesa tjeter eshte histori.

    1. Artani,je zgjatur aq shume per te shkruajrur argumenta qe nuk qe ndrojne dhe ja pse,e para nderkombetaret nuk mund tia falin kurre opozites djegien e mandateve,e dyta protestat nuk dhane efekt pasi nuk u perkrahen nga populli i thjeshte i cili nuk ka besim kur shikon qe protestojne per vote te lire ata qe jane hajdutet me te medhenj te zgjedhjeve(Berisha,Basha,Mona)e treta paralelizmi me UÇKne eshte gabim se jane dy gjera krejt te kunderta,megjithate edhe po ta marrim te mireqene atehere tregon qe Basha eshte nje politikan i dobet i cili nuk arrin te binde as popullin e vet e as nderkombetaret,sepse me gjithe keto skandale te qeverise kushdo te ishte ne vend te Bashes do kishte hyre ne zgjedhje dhe do i kishte fituar ato dhe nuk dua ta besoj qe Basha te jete aq budalla qe te besonte se do merrte pushtetin me dhune se po qe se besonte atehere duhet te japi dorheqjen nga PDja urgjentisht para se ta katandisi ate parti si nje organizate kriminale!

      1. i pa emer basha ju zbathi cullak para botes.votoni ju pra si tek enveri.por evropen harroni dhe lirin e levizjes po ashtu.tash ju ngelet mut vuqiqi e putini.

    2. Sa mire e dike historine ti “taljono vero”!!!
      Uck doli se iu tek palla? Apo doli ne kulmin e ofensives ushtarake e paraushtarake serbe ne Kosove????
      Ku ke mbaruar studimet, ne Bolonje? Apo ne Livirno?

  6. Asnjehere nuk ka bere dhune serioze Basha, vecse ka lene te nenkuptohet versionin e dhunes serioze. Gjithsesi, humbi dy shanse per te bere nje tronditje te perligjur, ne dy protestat pas pergjimeve te BILD. Ne ate rast revolta e forte do t’i kishte bere ato pergjime, thelbin e cdo diskutimi ne tavolinat nderkombetare. Basha e humbi shansin, nje here zgjodhi t’i gezohej dekretit te Metes dhe heren tjeter nje proteste me drita, qe do i mbesi ne mendje vetem Tur Zhejin. Ka nje logjike sesi behen gjerat. Populli nuk mund te jete me i revoltuar 3 dite pasi digjen mandatet e opozites, sesa 3 dite pasi dalin pergjimet e BILD. Prishja me dhune civile e zgjedhjeve nuk mund te ishte dhe te jete opsion. Dhuna horizontale eshte idiotesi, qe nuk e kuptoj sesi kane guxim edhe ta thone. Vetem dhuna vertikale na sheron dhe pas pergjimeve te BILD ishte komplet e legjitimuar. Basha eshte shans-humbur.

  7. Bushat-lli pse i fryn zjarrin kot kur vehte po pellcet nga vapa.Ne lagunen blu Frangaj prap do te ndertoje dhe ti prap do ti frysh zjarrit qe ka per te te djegur ty vehte.Na plasi trapi se do te dali apo jo ne votime,ndryshimi vdetem nderron pamje ndersa esenca eshte njelloj.Hajdutet nderrojne karriket dhe dashnoret.

  8. bushat mut linde si rama mut perfundove.un e dij qe lloji yt,alban dudushit,mero bazes,sokol palles,eni vasilit,vasjarit,muq nanos,mingjozit etj doni qe basha te vret njeri.jo basha ju la topin juve.votini si te enveri 99 perqind siq rama po ben.ku po ju nxjerr turpin para botes.ne fund do te keni 61 bashki por evrop pas 200 viteve.tribunali po ju pret bushat.ter ajo drog qe edhe ti paguhesh do ju del nga goja si mut.

  9. I paemer, paske fute kaseten. Nga menyra se si shkruan, kuptoj qe je nje nga ata te propagandes qe paguhesh per te shkruan ne forume.
    Ju paskan instruktuar mire. Lexoj cfare shkruan ti, dhe me duket sikur degjoj Taulant Ballen :).
    Po s’ke faj, buka kalamojve!

  10. Po rri rehat o i ngrate, po per cilen ofensive e ke fjalen. Ofensiva filloi me pas, pasi u organizuan celulat a UCK-se e filluan ca aksione te vogla, ku kishte ndonje polic te vrare serb.
    Me gjithe vullnetin e mire, ti mendon se kishte UCK me kallash qe i bente balle ofensives serbe?

    Ik shih ndonje dokumentar se liber s’besoj se ke lexuar ne jeten tende.

  11. Gabim, po qe i Bashes, eshte qe nje gazetar ka tjeter strategji per te justifikuar argumentin e tije, dhe nje parti ka tjeter menyre funksionimi. Sido qofte rruga e vjeter qe ndiqte Berisha dikure qe me e sigurt dhe e solli PDne dy here ne fitore, strategjia qe nuk bojkotonte asnje zgjedhje, po krijonte strategji te neutralizonte gjithe manipulimin e votave, dhe qe teper aktive ne goditjen e kundershtarit duke e dominuar perdite. Asnje here ai nuk bojkotonte zgjedhje, ky opsion qe ju fut Bashes e mesa duket i jep fushe te lire kundershtarit e fuqi ne negociata, qe jane pjes e luftes. Rama le ti mare pushtetet vete, nuk eshte nevoja tia leje opozita, se keshtu thane gazetaret, madje opozita te luftoj fort per cdo cm pushtet, dhe po e mori Rama ta mari me kosto teper te madhe.

  12. e or bushatlli ti do revolucion per te prur berishen dhe gruan e ilir hajdutit ne pushtet (se vet hajduti ka celsat e kashtes) !? turp! turp! revolucioni do te ishte i justifikuar nese do te permbyste kete klase te deshtuar hajduterish dhe kriminelesh…pastaj nga kush pret revolucion nga ky popull i coroditur!

  13. Ky eshte revolucion me prokurim te drejtperdrejte, ose e thene ndryshe revolucioni qe do i paguhet pruresit me te pare.

  14. Nuk e ka të drejtën morale askush që të komentojë opozitën se nuk bëkërka “revolucion”, kur vetë nuk është parë të marë pjesë asnjëherë në protestat paqësore, apo sëpaku ti bashkohet nismës simbolike “edhe unë” të Bujar Kapexhiut.
    Në këtë përplasje të opozitës me qeverinë e korruptuar të Ramës, ai që ka mënd e kupton se nuk është fjala vetëm për një kryengritje popullore kundër makinës policore të kësaj qeverie, por rreziku që kjo qeveri, ashtu siç përdori bandat kriminale për të vjedhur votat, mund ti shfrytëzojë këta edhe për terror siç bënë këto soj bandash në 97-tën.
    Opozita e ka bërë të sajën e nuk ka lëvizur nga kërkesat e saj.
    Edhe nëse Rama nuk heq dorë e do të bëjë kapriçion e tij, jam i bindur se nën trysninë e organizatave të fuqishme ndërkombëtare të mediave, edhe ndërkombëtarët apo BE që derii në tetor akoma janë në hallet e politikave të tyre të mbrendëshme, do të detyrohen që të deklarojnë si të pavlefshme zgjedhjet ministe në një vend të NATO.
    Tashmë opozita nuk ka rrugë tjetër e do ta vazhdojë aksionin e saj derisa të largohet Rama.
    Çdo tentativë për të vënë në dyshim udhëheqjen e saj se po “tradhëton” militantët, do të trimërojë veç Ramën.
    A nuk je ti z. Bushati që paradokohe i rekomandoje opozitës që ta linte skotën e Ramës që ta çonte deri në fund marrëzinë e saj e le të bënte edhe zgjedhjet vendore njëpartiake duke marë 61 bashkitë ?
    Tani po kundërshton thirrjen tënde.

  15. Bushati revolucionar!!!
    Bushatit qe si ka dal njihere gjak nga hundet, ben thirje per revolucion te dhunshem.

    Po sa here ke dale ti mer Bushat me u zi me policine? Po sa here e ke pa ti merr Bushat deren e rajonit?
    Po si nuk u marun kto shkerdhata qe bojn si pidh nonash merr burre?

    Po pse merr te qifsha robt, se do me kap ti edhe Lubonja&Co nonji post, duhet qe TE TJERE te bojne rremuja?

    Po ju jeni kokra legenit dhe e bo mire Rama qe ju qu kazan.

  16. ore thuji asajna buces se lirit , t’na e kthej i cik arin qi kon vjell vite mo par,
    e mosonejna dal ene una n’rivulocin .

  17. Kush është duke e lexuar këtë dëshmi sot duhet të festojë me mua dhe familjen time, sepse të gjitha filluan si shaka për disa njerëz dhe të tjerë thanë se ishte e pamundur. Emri im është DHIMITËR ALEKSANDËR dhe unë jam nga Korçë, por unë shkoj në Çikago SHBA me gruan time. Unë jam i martuar për fat të mirë me dy fëmijë dhe një grua të bukur. Diçka e tmerrshme ka ndodhur me familjen time, kur humbi punën dhe gruaja ime u largua nga shtëpia sepse nuk mund të kujdesesha mirë për veten dhe nevojat e familjes. e saj dhe fëmijët e mi në atë moment të veçantë. Kam arritur për nëntë vjet, nuk ka grua që të më mbështesë për t’u kujdesur mirë për fëmijët. Unë të përpiqet të dërgojë një mesazh provë për gruan time, por ajo bllokuar mua nga të folur me të unë të përpiqet të bisedojë me mikun e saj dhe anëtarët e familjes së saj, por ende e di se dikush mund të më ndihmoni dhe unë kam qenë aplikuar më vonë për të aq shumë kompani, por ende ata e bënë mos më thirr, derisa të vijë një ditë besnike që kurrë nuk do ta harroj në jetën time. kur takova një mik të vjetër të të cilit i shpjegova të gjitha vështirësitë e mia dhe ai më tregoi për një njeri të madh që e ndihmonte atë të merrte një punë të mirë në coca cola kompani dhe ai më tha se një magji e tij magji, por unë jam një person i cili kurrë nuk besojnë në magji spell, por i vendosur për të dhënë atë një provoni dhe Drigbinovia më udhëzoi dhe më tregoi se çfarë të bëni në këto shtatë ditë të drekës spell. Unë ndjek të gjitha udhëzimet dhe bëj atë që ai më kërkoi të bëj mirë.Drigbinovia sigurohuni që gjithçka ka shkuar mirë dhe gruaja ime do të më shohë përsëri pas punës së mrekullueshme të Drigbonovia. Gruaja ime më thirri me një numër të panjohur dhe kërkoi falje dhe ajo më tha se ajo me të vërtetë më mungon mua dhe fëmijët tanë dhe gruaja ime të kthehen në Home.and pas dy ditësh Një kompani që unë kam qenë duke dërguar letërnjoftimin tim të quajtur, tani unë jam menaxheri i kompani në SHBA. Unë ju këshilloj nëse keni ndonjë problem të dërgoni një mesazh në këtë email: [email protected] ose WhatsApp në atë në +2348144480786 dhe do të merrni rezultatin më të mirë. Merrni gjërat si të mirëqena dhe do t’ju merren. Unë ju uroj më të mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *