• |
ide | kryesore

Barcelona nis shitjet, për të financuar një goditje të madhe: Andre Gomes zyrtarisht tek Everton…

Sport



Ëndërrat janë gjithnjë të njëjta për Barcelonën: Neymar Junior e Mathijs de Ligt. Pasi firmosi me talentin e Ajax Frenkie de Jong, katalanasit kanë ndërtuar strategjinë, për të patur likuiditetet e nevojshme për të financuar goditjet e mëdha. Natyrisht, duhen më parë shitur lojtarët që nuk janë më pjesë e projektit dhe i pari në dalje është Andre Gomes, i transferuar drejt Premier League tek Everton.

Me një shënim në faqen zyrtare Evertoni bën të ditur se ka blerë me titull definitiv Andre Gomes nga Barcelona. Mesfushori portugez i ka kushtuar “Toffes” 25 milion euro plus bonuset. I datëlindjes 1993, lojtari ka firmosur një kontratë pesëvjeçare. Ja dhe shënimi në twiter: “Ne jemi të kënaqur që të konfirmojmë nënshkrimin e përhershëm të @aftgomes në një marrëveshje pesëvjeçare nga @FCBarcelona. Mirëserdhe përsëri, Andre!




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *