• |
ide | kryesore

Basha: Rama kërkon përplasjen civile në 30 qershor, por do dështojë

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama ka një skenar për të shkaktuar përplasje civile në 30 qershor, por do të dështojë.

“Tashmë është e qartë ajo që kemi paralajmëruar: skenari i vërtetë i Edi Ramës nuk është të bëjë zgjedhje me 30 qershor, por ta përdorë 30 qershorin për përplasje civile. Dhuna është shpëtimi i tij për të mos dalë para drejtësisë për bashkëpunimin me krimin dhe grabitjen e vendit.

Ndaj, ai ka një skenar kriminal që 30 qershori të kthehet në përplasje civile dhe në një ditë të dhunshme. Në të gjitha qytetet kryesore të vendit, Edi Rama po përdor kriminelë dhe të forte për të detyruar qytetarët të dalin në votime.

Figurat e krimit do të përdoren si ushtri private mercenare më 30 qershor për të detyruar njerëzit të votojnë nën presion. Ata do të përdoren për të krijuar përplasje me qytetarët. Ata do të përdoren për të bërë dhunë kundër qytetarëve.

Ky është një skenar i rrezikshëm, që do të dështojë. Ne do t’i bëjmë qëndresë dhunës së Edi Ramës. Do të bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë” – tha Basha. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. O karush… mendoi ate qe thua se pa tallin bythen kalamajt me ty.
    Tani ose kerkon zgjedhje , ose kerkon dhune . Te dyja nuk shkojne bashke.

  2. O lulo je rrot k… je xhulieta edi rames ?
    Tradhetari demokrateve? jeni te dy spiune te UDB? te dy malok?ti dredharak dibre rama shpellar tropoje ?

  3. Luli heq perdite nga nje petal trendafili: nje dite eshte dhune, nje dite eshte jo dhune. Te dielen do hiqet petali fundit dhe besoj se do jete dhune. Lul kujdes nga gjembat nderkohe.

  4. Ky eshte bere me keq se Sanço Panço,prit kur te dali neser e te bertasi qe Rama nuk do zgjedhje me 30 qershor por kot e ka se ato do behen,fitoreeee!

  5. Molotovet dhe shkollat qe dogjet i bere ti o lulu loqja me urdher te Arturo Ui salih apo harrove,kur ta rrasin prasin ne bythe ti zbutesh kur ta heqin na behesh gangsterr,ti qofsh o kamarieri sigurimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *