• |
ide | kryesore

Buffon kthehet tek Juventus: edhe një herë për Champions e mallkuar

Sport



Gigi Buffon mund të kthehet përsëri tek Juventus. Edhe një herë si lojtar dhe akoma jo drejtues, një vit pasi njoftoi divorcin nga klubi i tij i zemrës. Andrea Agnelli i ka propozuar 41 vjecarit hierarki të përmbysura: të jetë zëvendës i Szczesny për një sezon, përpara se të ulet në rolin e drejtuesit pas një tavoline. I liruar nga Psg me parametro zero, Buffon ka marrë disa oferta për të vazhduar të luajë, por asnjë prej tyre nuk e ka bindur.

Perin ka kërkuar më shumë hapësirë në sezonin që të con në Europian e Paratici po mundohet ti gjejë një sistemim. Destinacioni i ardhshëm mund të jetë Roma, që ka nevojë për një numër 1 në lartësinë e duhur. Ndër të tjera, shitja e tij do të arkëtonte rreth 20 milionë euro në arkat bardhezi.

Kështu, emri i Buffon si zëvendësues ka dalë në dritë, me portierin që është gati të kthehet në shtëpi (me një pagesë të përshtatshme me rolin) duke i dhënë një shans të ri vetes, për të fituar atë kupën e mallkuar të Champions League. Një tjetër vit në bardhezi në fushë dhe pastaj një karrierë e re.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *