• |
ide | kryesore

Çfarë transformimi i kampionit të Europës… i mpakët e elegant në Premier, një bodybuilder i vërtetë në MLS

Sport



Ka fituar një Champions e një kampionat Europian, ishte një nga talentet më të mëdhenj të gjeneratës së tij, ka luajtur edhe në Serie A i marrë nga Igli Tare… Nëse nuk e keni njohur ende, sepse në fakt, transformimi është i jashtëzakonshëm… është Luis Nani, sulmuesi portugez i krahut, që luante përkrah Cristiano Ronaldo në radhët e Manchester United dhe përfaqësueses portogeze.

Sezonin e kaluar nuk është se la gjurmë tek Lazio, i marrë nga Igli Tare për ta shpluhërosur, por tani në moshën 32 vjecare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pësuar një transformim total. Pak ngjan me lojtarin elegant të Premier, duket shumë më tepër një bodybuilder. Në sezonin e fundit me Orlandon në Mls, me të cilët ka ende dy vjet kontratë ka koleksionuar 13 prezenca e 8 gola dhe nga foto e publikuar prej vetë sulmuesit në Instagram, duket se e ka marrë seriozisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *