• |
ide | kryesore

Deklaratat në emisione televizive, procedohen penalisht 2 kryebashkiakë të PD

Lajme, Të fundit



Dy kryebashkiakë nga radhët e Partisë Demokratike, do të procedohen penalisht pas deklaratave të bëra në emisione televizive për pengimin e zhvillimit të veprimtarisë së Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për kreun e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe Agron Kapllanajn, kreu i Bashkisë së Mallakastrës, të cilët do të procedohen në gjendje të lirë respektivisht për veprat penale “Pengim i subjekteve zgjedhore” dhe “Thirrje për veprime të dhunshme”.

Më herët, në një emision televiziv, Frrokaj ka deklaruar se “do të bllokojmë KZAZ, do ta mbyllim me çelës e nuk do të lejojmë zgjedhje”.  Në rrethana të njëjta, Kapllanaj dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale duke bërë thirrje për veprime të dhunshme, në lidhje me procesin zgjedhor.



2 Comments

  1. Eh ku je Edver Ramos Pithecus !!!
    E zevendsove “ qofte largun “ komplet!?

    I dashur popull i mjere shqiptar..,,,
    A doni ma per Edverin e ri???

    “O DELET E MIJA E JU CJEPRIT E ZGJEBOSUR,
    NENSHTROHUNI-NENSHTROHUNI
    DERISA FRYMA T’U JETE SOSUR”!!!

  2. Shkoni ankohuni neper mekanizmat nderkombetare per presion politik nga qeveria. Dokumentoni edhe veprimet e prokurorise, policise pas deklaratave te krereve te qeverise pushtetit dhe partise qe qeveris.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *