• |
ide | kryesore

Foto sa një mijë fjalë/ Babai dhe vajza të mbytur në kufi të ShBA si prova e realitetit të zymtë të luftës ndaj emigracionit

Arkiva, F1, Planet



Realiteti i zymtë i krizës së migracionit që shpaloset në kufirin jugor të Amerikës është kapur në fotografi që tregojnë trupat e pajetë të një babai salvadoran dhe vajzës së tij që u mbytën ndërsa u përpoqën të kalonin Rio Grande-n për të zbritur në Teksas.

Imazhet, të shkrepura të hënën, tregojnë Óscar Alberto Martínez Ramírez, 26 vjeç, dhe vajzën e tij Valeria, të shtrirë me fytyrë poshtë në ujë të cekët. Krahu i 23-muajshes është rreth qafës së babait të saj, duke sugjeruar se ajo ishte duke u kapur pas tij në momentet e fundit.

Gazetat meksikane e krahasuan fotografinë me imazhin e vitit 2015 të djalit 3-vjeçar sirian, Alan Kurdi, i cili u mbyt nga ishulli grek Kos – megjithëse mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndikim të njëjtë në debatin e ashpër të emigracionit të Amerikës.

Trupat e tyre u zbuluan në bregun e lumit pranë Matamoros, Meksikë, anash Brounsville, Texas, vetëm një gjysmë milje nga një urë ndërkombëtare.

Sipas Julia Le Duc, një gazetare për gazetën La Jornada, Martínez Ramirez kishte arritur në Matamoros të dielën, duke shpresuar që të kërkonte azil nga autoritetet amerikane me gruan e tij, Vanessa Ávalos dhe vajzën e tyre.

Por kur e kuptoi se mund të duheshin javë para se ata të ishin në gjendje të fillonin procesin e azilit, Martínez vendosi që duhet të notonin, tha Le Duc, i cili ishte dëshmitar i salvadorianit teksa i shpjegohej policisë, shkruan Lapsi.al.

“Ai kaloi së pari me vajzën dhe e la atë në anën amerikane. Pastaj u kthye për të marrë gruan e tij, por vajza hyri në ujë pas tij. Kur ai shkoi për ta shpëtuar atë, korenti ujor i mori të dy, “ i tha Le Duc Guardian-it.

Imazhi nënvizon rreziqet me të cilat kryesisht përballen emigrantët e Amerikës Qendrore në përpjekjet e tyre për t’i shpëtuar dhunës, korrupsionit dhe varfërisë në shtëpi dhe për të gjetur azil në Shtetet e Bashkuara.

Si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj emigracionit, administrata Trump ka bërë që azilkërkuesit të presin në Meksikë, ndërsa pretendimet e tyre konsiderohen – një proces që mund të zgjasë me vite. Emigrantët janë kthyer gjithnjë e më shumë drejt rrugëve më të largëta dhe të rrezikshme përgjatë kufirit jugor.

Të dielën, tre bebe dhe një grua u gjetën të vdekur nga nxehtësia në Anzalduas Park, që kufizohet me lumin në qytetin e Misionit.

Diku tjetër tre fëmijë dhe një i rritur nga Hondurasi vdiqën në prill, pasi varka e tyre u kap në Rio Grande dhe një gjashtëvjeçar nga India u gjet i vdekur më parë këtë muaj në Arizona, ku temperaturat në mënyrë rutinore fluturojnë shumë mbi 38 gardë celisus.

Deri tani këtë vit, dhjetëra njerëz kanë vdekur duke u përpjekur të kalojnë Rio Granden, ku nivelet e ujit janë në nivelet më të larta të tyre në 20 vjet dhe ka rryma tejet të forta ujore.

Claudia Hernández, një oficere policie meksikane në qytetin kufitar të Piedras Negras, i tha Guardian: “Lumi është i pabesë dhe njerëzit që nuk janë nga këtu nuk e dinë këtë. U rrita këtu përgjatë lumit Río Bravo [Río Grande]. Unë nuk do të shkoj në atë ujë për t’u larë ose për të notuar. Ka burime dhe vorbulla dhe kur rryma ju merr, ajo mund t’ju tërheqë. ” (përktheu lapsi.al)

Isabel Turcios, një murgeshë françeskane, drejtoreshë e strehimit të Casa del Migrante në Piedras Negras, tha se aktivistët lokalë paralajmërojnë migrantët që të mos provojnë fatin e tyre në lumë, por SHBA-ja ka zvogëluar në mënyrë drastike numrin e migrantëve që lejohen të kërkojnë azil çdo ditë.

“Njerëzit dëshpërohen dhe nuk mund të vazhdojnë të presin. Ata vetëm duan të kalojnë. Pra, ata shkojnë në lumë dhe pa ndonjë formë mbrojtjeje – nuk ka xhaketë shpëtimi, asgjë për t’i shpëtuar ata – ata hyjnë në lumë. Ata gjithmonë më thonë që nëse Perëndia dëshiron që ata ta bëjnë atë, atëherë disi do ta bëjnë atë. ”

Ajo shtoi: “Nuk është se si duhet të jenë gjërat. Ata duhet të jenë në gjendje të kalojnë në ura. Çdo qenie njerëzore ka të drejtën e migrimit. Është një e drejtë e njeriut. “

Ndërkohë, Meksika ka nisur goditjen e saj ndaj emigrantëve, ndërsa qeveria përpiqet të shmangë kërcënimin e Trump për tarifat e tregtisë.

“Shumë keq që ndodhi këto,” tha Presidenti Andrés Manuel López Obrador të martën në përgjigje të një pyetjeje për vdekjet e fundit në kufi. “Ndërsa ka më shumë refuzim në Shtetet e Bashkuara, më shumë njerëz humbasin jetën e tyre në shkretëtirë ose duke kaluar lumin “.

Sipas njoftimeve në shtypin lokal, Martínez Ávalos dhe vajza e tyre u larguan nga shtëpia e tyre në komunën e San Martín në prill. Por pas dy muajsh duke pritur në qytetin jugor të Tapachula – dhe të frikësuar nga autoritetet meksikane – familja vendosi të ecë përpara.

“Ata thanë se ishin të frikësuar për shkak të mënyrës se si gjërat po shkonin për emigrantët, me presionin nga Trump. Kjo është arsyeja pse ata vendosën të kalonin lumin. Plani i tyre ishte të dorëzoheshin në agjencinë e migracionit në SHBA, “ tha motra e Martinezit, Ëendy për El Diario de Hoy.

Fotografia e Martinezit dhe e bija e tij provokuan e shpirtit midis disa meksikanëve, por sondazhet e fundit zbuluan se qëndrimet ndaj migrantëve janë ngurtësuar në muajt e fundit.

“Imazhi i një babai dhe i vogël në Rio Bravo … është një simptomë e dhimbshme e dështimit tonë sistematik,” mund të lexoje një mea culpa meksiane në Tëitter. “Dhe në krye të kësaj ju keni idiotë që fajësojnë emigrantët sepse ‘ata morën rrezikun'”.

Disa kandidatë për president në SHBA përfshirë Kamala Harris, Beto O’Rourke dhe Cory Booker, gjithashtu shprehën shqetësimin e tyre të martën mbrëma. “Trump është përgjegjës për këto vdekje,” shkroi O’Rourke në një tëeet, ndërsa Harris e quajti atë “një njollë mbi ndërgjegjen tonë morale”.

Përshtati nga The Guardian, ©Lapsi.al 



1 Comment

  1. Na plasi trapi. Emigracionit të paligjshëm në masë duhet t’i vijë fundi njëherë e përgjithmonë.
    Evropa dhe Amerika rrezikohen seriozisht nga emigracioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *