• |
ide | kryesore

Humbja në zgjedhjet e Stambollit, Erdogan: Do nxjerr mësime nga mesazhi i dhënë nga populli

Planet



Në daljen e parë në publik pas humbjes së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në zgjedhjet e përsëritura lokale për Stambollin, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u zotua se do të nxjerrë mësime nisur nga “mesazhi i dhënë nga populli”. Duke iu drejtuar deputetëve të AKP-së në Parlament, Erdogan  uroi sërish kandidatin fitimtar të opozitës, Ekrem Imamoglu, i cili arriti të grumbullonte 54.21% të votave, kundrejt ish-kryeministrit Binali Yildirim, me vetëm 44.99 % të mbështetjes së votuesve.

Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës i dhanë fund sundimit 25 vjeçar të AKP-së dhe të Erdogan në Bashkinë e Stambollit, kryeqendra e jetës ekonomike turke.

Zgjedhjet e përsëritura të Stambollit u mbajtën pasi partia qeverisëse e kundërshtoi rezultatin me pretendimin e parregullsive. Pas kërkesave për rivotim, Komisioni Zgjedhor anuloi rezultatet dhe mandatin e Imamoglu pas 18 ditësh, i cili kryesonte me një rezultat të ngushtë ndaj Yildirim.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *