• |
ide | kryesore

Juventus arrin akordin me de Ligt: Raiola tek Ajax për ofertën bardhezi

Sport

Pavarësisht presionit të Psg e Barcellona, duket se Juventus është pranë marrjes në Torino të Matthijs de Ligt. Drejtori sportiv i bardhezinjve, Paratici e menaxheri i hollandezit, Mino Raiola, kanë gjetur akordin për kontratën. Për 19 vjecarin mbrojtës do të garantohen 7,5 milionë euro në vit plus disa bonus të thjeshtë për tu arritur, që do ta conin shifrën në maksimumi 12 milionë. Një ofertë që është vlerësuar e favorshme nga ana e lojtarit dhe stafit të tij. Tani Raiola do të prezentohet tek Ajax për të vendosur në tavolinë propozimin e bardhezinjve: 67 milionë euro, plùs 13 bonus.


Në këtë pikë, duket e pashmangshme që de Ligt do të transferohet në Itali, duke iu përgjigjur thirrjes së Cristiano Ronaldo, që, në rastin e sfidës së Nations League mes Portugalisë e Hollandës, e kishte ftuar hapur të vinte tek Juventus.


Kapiteni i Ajax do të jetë blerja e madhe e Juventus në verë, edhe pse mbetet hipoteza Paul Pogba. Tani që Rabiot është fare pranë fanellës bardhezi, rruga që të con tek Pogba është e gjitha në ngjitje, por ende e përshkueshme. Sidomos falë dëshirës së mesfushorit për tu kthyer në Torinon. Problemi është një pagesë që do të shkonte në 15 milionë euro, è një operacion që mund të arrijë deri në 150 milionë për ta rrëmbyer nga Manchester United.

Zgjidhja në këtë rast nuk është në shitjen e lojtarëve si Cancelo e Douglas Costa, por në mbështetjen e një sponsori si Adidas. Firma gjermane, sponsor i kampionëve të Italisë, ashtu dhe Pogba mund ti vijë në ndihmë Agnelli, duke shtuar investimin e tyre në ngjyrat bardhezi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu