• |
ide | kryesore

Këshilli i Europës godet 30 qershorin/ Nuk i vëzhgojmë zgjedhjet

Arkiva, Kryesore



Këshilli i Europës ka anuluar misionin vëzhgues në Shqipëri për shkak të paqartësive në procesion zgjedhor. Në njoftimin e Këshillit të Europës thuhet se misioni vëzhgues nuk do të vijë në Shqipëri edhe prej risqeve që mund të vijnë prej mungesës së sigurisë në zona të caktuara.

Të njëjtën gjë  e konfirmoi edhe Katya Andrusz, Zëdhënësja e OSBE/ODIHR . Në një komunikim me “Neës 24”, pas e-mail-it të dërguar nga Këshilli i Europës ku bëhej i ditur vendimit për anulimin e misionit të vëzhguesve, Andrusz tha se janë informuar nga KiE se ata nuk do të vëzhgojnë zgjedhjet e ardhshme.

Mund të konfirmoj se jemi informuar nga KiE se ata nuk do të vëzhgojnë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Për më shumë detaje ju duhet të kontaktoni me ta direkt”, shkruan Zëdhënësja e OSBE/ODIHR.

Ky vendim është një goditje e rënëdë për zgjedhjet moniste që po përgatitet të zhvillojë Rilindja pa kandidatë alternativë. Pavarësisht se KiE ka gjetur një justifikim për ti ruajtur faqen qeverisë, duke thënë se disa zona janë të pasigurta, kur ata marrin pjesë edhe në monitorimin e zgjedhjeve në vende që janë në luftë, si psh në Shqipërinë e vitit ’97, vendimi i tyre e dërrmon legjitimitetin e këtyre votimeve.

Kjo ka bërë që një për një kohë të gjatë përfaqësuesit e qeverisë që janë informuar më përpara për këtë vendim të mbeteshin pa tekst dhe të mos bënin asnjë deklaratë publike.

Në të kundërt, opozita ashtu sikurse pritej ka thërritur fitore. Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike deklaroi se tërheqja e Këshillit të Europës është sinjali i parë që 30 qershori nuk është i ligjshëm. ‘Sot bota perëndimore dha sinjalin e parë, të qartë dhe të prerë, se 30 Qershori nuk është ditë zgjedhjesh në Shqipëri. Vendimi i Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Europës për të anuluar dërgimin e Delegacionit Vëzhgues për farsën elektorale që po tenton të zhvillojë Edi Rama, është fakt kuptimplotë se në 30 Qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Për herë të parë nga rënia e komunizmit, Këshilli i Europës ka vendosur të mos dërgojë Delegacion Vëzhgues për zgjedhjet, pavarësisht ftesës që i ka bërë Qeveria shqiptare. Këtë vendim Këshilli i Europës e ka marrë jo sepse ia ka kërkuar opozita, por sepse 30 Qershori nuk është ligjërisht ditë zgjedhjesh në Shqipëri” deklaroi ai.

©Lapsi.al

 



16 Comments

  1. Plumba do t’u behen vitat tona!
    Votoni Bashkimet Profesuonale ose Frontin Demokratik!
    T’rroj’ Partija!

  2. Mire e bejne qe nuk vijne. Sa te hane ndonje dru apo me keq akoma, nga terrorizmi qe po mbjell opozita,me mire rrijne ne shtepite e tyre.

  3. Relaks! Në KiE voton edhe Putin e lloj lloj llumi e kafshësh …është si punë OJQ
    Është i njëjti vend ku KGB i damkosi shqiptarët para gjithë botës si trafikantë organesh në “shtëpinë e verdhë” në Burrel…bashkë me ndihmën e atij bq zviceran dhe Lulushes tonë që punoi si përkthyese

  4. Per siguri. Po pse kush po kercenon???
    Opzita…. jooo. Ajo perkundrazi na ka çorientuar sot na thot do rrim urt neser na thon do bejm namin.

  5. Ka nje problem, KiE ka edhe GjeDNj. Neser GjeDNj nese do kete nje ankese pwr zgjedhjet nuk do i njohe. Ketu fillojne problemet permbyllese te situates kaotike ne te cilen jemi.

  6. genjeshtar te tipit SHQUP keshtu jua ka enda por situata eshte ndryshe .Zgjedhjet do behen dhe katalet e PeDes do rrine urte si dhe vezhgusit do jene aty

  7. Edhe Petro hale Koqja godet KIE si organizate Ruse . U bete ju morrat e kuq bytheqire e shani tani Rusine qe ishin baballaret tuaj qe na larguan nga perendimi duke na ngjitur me muzhikun Rus. Sa burg kane bere shqipetaret per kete.
    Keshtu o Petro qe edhe kur flet duket sikur je ne gjume. Cfare monstrash.

  8. Interesante eshte se nuk ka asnje nderkombetare qe te nderoje dekretin e Metes. Keta e thane shprehimisht qe vendimi nuk ka lidhje me dekretin e Metes, por me pluralizmin.

  9. Lexojeni mire deklaraten e KiE. Thuhet me gjuhe diplomatike qe nuk mund te mbikqyrin zgjedhje te njeanshme dhe kete deklarate “per cudi” nuke ben nje rus i Peteo Kocit, por nje suedez i Lul Bashes. Por ajo qe vjen me pas eshte e bukura. Gjykata e te Drejtave te Njeriut eshte pjese e KE dhe mospjesemarrja ne vezhgim eshte nje dere e hapur per te kundrrshtuar zgjedhjet. Ka patur raste qe ajo gjykate ka denuar shtete per zgjedhjet. Lexo (ni) pak me shume dhe degjo(ni) me pak shrfin

  10. o Andi Bushat o kar te pakten fshiji ato lajme qe te nxjerrin bllof ty dhe Lylen e Kriemadhin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *