• |
ide | kryesore

Kokëdhima: Lëvizja #Edheunë për bojkotimin e zgjedhjeve, e vonuar

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima ka deklaruar se mbështet nismën #Edheunë për braktisjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, lëvizje e frymëzuar nga aktori Bujar Kapexhiu. Megjithatë sipas Kokëdhimës një lëvizje e tillë është e vonuar, pasi duhej bërë që në zgjedhjet e vitit 2017.

“Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh është bërë masive. Asaj i janë bashkuar dhe po i bashkohen me dhjetra figura publike dhe politike. Jam i gëzuar ta deklaroj mbështetjen e partisë ‘Zgjidhja’ krahas me Bujar Kapexhiun, Neritan Liçajn, Fatos Lubonjën, Flutura Açkën, Besnik Mustafain, Agron Gjekmarkajn, Rudi Erebarën, Robert Budinën, Ardian Isufin etj”, shprehet Kokëdhima.

“Gjithë këto vite, inteligjenca dhe shoqëria civile e Shqipërisë, gazetarët dhe opinionëbërësit, në shumicën e tyre, nuk i kanë mbështetur kauzat e mëdha të Shqipërisë për demokratizimin e zgjedhjeve, qeverisjes dhe partive, për reformën e thellë kushtetuese dhe rivendosjen e sovranitetit të popullit të grabitur nga dy-tre kryetarë partish. Kanë mbyllur sytë përpara krimeve të panëmurta elektorale të ushtrive të militantëve të të dy krahëve që plaçkisin zgjedhjet dhe shtetin e shqiptarëve.
Partia ‘Zgjidhja’ ka mbështetur çdo nismë që ndihmon popullin tonë për të dalë përfundimisht nga kriza ciklike që po e shkatërron këtë vend të bekuar. Kriza e ka burimin te deformimet e sistemit, te shkatërimi i lirive dhe zëvendësimi i sundimit të ligjit me pushtetin e marrëveshjes PS-PD, tek rënia e zgjedhjeve, tek mungesa e përfaqësimit dhe e pluralizmit të vërtetë demokratik.
#Edheunë është e vonuar”, shton më tej ai.



4 Comments

  1. qr ne ca pike kan arrit sa bejn aleance me kocon qe e konsideronin si padronin e rames dhe majen e piramides se korrupsionit
    #PDtashpif

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *