• |
ide | kryesore

Kriza politike/ KQZ vijon punën normalisht, shqyrton 3 projektvendime lidhur me 30 qershorin

Lajme



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vijuar punën normalisht, krahas situatës së tensionuar politike dhe vendimit të marrë për arsye sigurie nga Këshilli i Evropës (KiE), për tërheqjen e vëzhguesve të planifikuar të dërgoheshin në Shqipëri për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në mbledhjen e sotme, KQZ, ka shqyrtuar tre projektvendime të reja, që konsistojnë në akdreditimin e pesë gazetarëve të “Associated Press”, në lirimin e sekretarëve në disa Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe në dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjes për disa qendra votimi.

Njoftimi i KQZ-së

Tiranë më 26.06.2019Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

-“Për miratimin e gazetarëve të Associated Press, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Associated Press, për akreditimin e 5 gazetarëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

-“Për lirim dhe emërim të sekretarëve të KZAZ-ve nr 20, nr.36, nr.38, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

-“Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *