• |
ide | kryesore

Kriza politike/ Shefja e misionit të OSBE/ODIHR mbërrin në selinë e PD, takim me kryedemokratin Basha

Lajme, Të fundit



Drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audry Glover, ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Një ditë më parë, Basha pati një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones dhe kreu e delegacionit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca-n. Glover, në fillim të javës takoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Këto takime mbahen teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore të parashikuara për t’u mbajtur më datë 30 qershor. Nga njëra anë, mazhoranca ka shprehur vendosmërinë për të vijuar me zhvillimin e zgjedhjeve, përkundër vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për lokalet. Ndërsa, në anën tjetër, opozita e bashkuar joparlamentare ka bërë të ditur se do të vijojë me aksionin opozitar, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndërkohë, dy ditë më parë Kolegji Zgjedhor në unanimitet vendosi të rrëzonte kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për t’u çregjistruar nga gara elektorale, duke lënë në fuqi 30 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

 



8 Comments

  1. PD ja tashme as pret me te dalin perfundimet e takimit kur vjen ndonje nderkombetar, fillojne direkt kurva, sorrosian, anti europian, te shitur tek rama. Sikur e dine apriori qe do sulmohen. Pastaj neper protesta e duan Shqipërine si gjithe Europa.

  2. A mbajne ndonjehere pergjegjesi keto? Vijne po te njejtet, certifikojne zgjedhjet, ikin dhe pastaj Shqiperia digjet se del fare qarte qe zgjedhjet jane vjedhur. Pastaj vijne prap dhe i njejti avaz. Me mire t’i certifikoj Fatos Klosi, se edhe ai nga bytha e Rames ka dale. Kot harxhoni leke me keta certifikues seriale. Imagjino qe dhe Dibren e certifikuan.

  3. Po kjo pse vete tek PD???
    Zgjedhjet jane anulluar.

    Pd nuk ka as komisionere as kandidate as pjesemarrje as asnje gje.

    Mos valle do te provoje sharmin e saj sic ia coi Rames??

    Tek e fundit osbe cdo zgjedhje e quajne me te miren deri ne ate moment por por qe ka nevoje per permiresime???

    U ka rene vlera ne bursen e se vertetes. Pet sa kohe skane noi interes direkt do te na lene ne fatin e mbeturinave enveriste

  4. Kjo eshte ajo gruaja qe e futi salihun ne shishe ne zgjedhjet e 96 ku filloje dhe renia e salihut te pare,pas 23 vjetesh kerkon ta varrose perfundimisht salihu dhe ti beje gati arkivolin politik luluse

  5. Kjo Ija e OSBE,duhet me pare te kerkoje falje,per parregullsite,qe nuk ishin ne gjendje te manexhonin ne cgjedhjet e vitit 2017,per deklaraten perfundimtare krejtesisht te pa pergjegjeshme qe bene ne ate kohe,si dhe per deklaraten akoma me skandaloze,se ne vitin 2017,pati vjedhje votash,ne masen rreth 20 perqind,por qe nuk kane influencuar ne rezultatin e tyre.OSBE,nuk eshste nje organizate robotike,por duhet te punoje me perkushtim,ne baze te ligjene dhe kushtetutave te shteteve ku kryen sherbimin.Deri me sot,nuk kane asnje fjale per dekretin e Presidentit,apo qofte edhe per KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor,te cilat merren me zgjedhjet (sikurse edhe vete ata).Basha ka harruar ,qe t’i thote kesaj ijes,qe t’i beje te fala Xhorxhit dhe Aleksandrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *