• |
ide | kryesore

Albania 2019 ‘Reset Factory’

Ide
andi-bejtja (1).jpg



Pas rreth tre dekadash karikaturë të kapitalizmit dhe demokracisë, Shqipëria tashmë është një telefon që nuk punon. As nuk të marrin, as nuk merr dot: rezolucioni i ekranit pothuajse ka rënë fare.

Apps kanë bërë “crash”. Paligjshmëritë janë bërë si matrioshka ruse, njëra paligjshmëri hap një paligjshmëri tjetër.

Apps – që janë të detyrueshme për çdo smartphone që të funksionojë dhe që nuk i lëviz dot dhe po të duash nga “Playstore”, si “Gjykata Kushtetuese” apo “Gjykata Lartë” – nuk gjenden e nuk shkarkohen dot sepse, në mënyrë amatore ndoshta dhe tinzare, vettingu në drejtësi nuk filloi nga poshtë, por nga lart.

P.sh. një app i ardhur jo nga “Playstore”, por nga “unknown source” me emrin “Idajet”, arrin deri aty sa guxon dhe tenton të zhvendosë një app që ashtu si gjykatat, nuk lëviz dot nga telefoni, dekret të Presidentit të botuar dhe në Fletoren Zyrtare.

KQZ arrin deri aty sa merr guximin të analizojë e mos zbatojë një dekret Presidenti.

Një app si “Prokuria”, mbi tre vjet nuk funksionoi fare për dosjen 339 dhe 184, funksionon vetëm kur telefonin e kanë në dorë ata të mazhorancës.

Një app si OSBE nuk e gjen dot, të del vetëm po hape app-sin e Partisë Socialiste.

Një app si “Këshilli i Europës” e kupton para të tjerëve se nuk funksionon dot në këtë telefon.

Nga ana tjetër të del një app si “PPP” që të kujton se, që ta mbash telefonin hapur, duhet të paguash një “fee” mujore për nja 20 vitet e ardhshme, për të mos shkuar më tej te app “Beketi”, që ia heq edhe atë pak rezolucion që i ka mbetur këtij ekrani. Etj, etj, etj, si këto pa fund.

E bën “Restart” telefonin, prapë, edhe pse fiket ekrani, të ngelet audio e përgjimeve të “Bild” me Gjush e kompani.

E bën “Restart” për herë të dytë, edhe pse fiket ekrani, të del audio e Kryeministrit në Durrës që edhe pas përgjimeve u thotë durrsakëve “do e kujtoni kohën e Gjushit,  nuk vjen më si ai”.

E bën “Restart” për herë të tretë, ekrani fiket sërish e nuk hapet më dhe ngel vetëm një zë audio: “Mos e rruj…K. Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne nuk ka.”

O vlla, po telefoni nuk punon fare…..fol sa të duash.

Është fare e thjeshtë: Shqipëria është një telefon që nuk shpëton me “Restart”, ka nevojë për “Reset Factory”.

Të gjithë BigApp e SmallApp, software e gjithçka duhet të çinstalohen dhe të shkarkohen nga e para.

Dy gjykatat duhet të jenë apps që gjenden në “Playstore” dhe mund të shkarkohen lirisht. Pa ato dhe disa apps të tjera të palëvizshme, Shqipëria nuk mund të hyjë në zgjedhje dhe në rrugën e normalitetit; pa përfunduar hetimi i dosjes 339 dhe 184, gjithashtu.

Pra, Shqipëria ka nevojë për një pakt të mirëfilltë “Reset Factory”, për një qeveri tranzitore, jo afatshkurtër, ndoshta me ekspertë dhe jo me politikanë; të përgatisë infrastukturën për zgjedhje të lira dhe të ndershme e të rishikojë edhe njëherë reformën në drejtësi, që degradoi duke lënë kaq shumë boshllëqe, që e bëri këtë shtet jo vetëm joinstitucional, por edhe jofunksional.

Derisa telefoni të bëhet plotësisht i përdorshëm, apps të zënë vendin e vet, të shkarkohen kur duhen, të mos bëjnë “crash’, të funksionojnë duke eliminuar çdo paligjshmëri dhe për të vënë në vend atë drejtësi të munguar, që e bëri këtë telefon me emrin Shqipëri të “crash’.

Prandaj, në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Nëse e doni Shqipërinë, mos bëni “Restart”, por “Reset Factory”.

Syri.net



10 Comments

  1. O Andi Bejtja! Folu njerezve thjeshte se nuk i kuptojne keto analogjira. Uleni diskurin se kerkoni te beni te zgjuarin dhe nuk arrini te komunikoni me masen e thjeshte qe ne telefon vetem alo alo dine te bejne.

    1. Aldo e lexon shpesh lapsin? A je dakort me ndonje artikull te tij (sidomos te problematikes politike ne lidhje me zgjedhjet, korrupsionin, drogen)? Apo jeni ushtaret e propogandes se Rilindjes qe keto 2 dite qe kane mbetur nga zgjedhjet po punoni 24 ore ne 24. Per ty dhe disa te tjere si studenti i vjeter, jari ,etc ky gazetaret e laspit jane hapur kunder droges, korrupsionit, vjedhjes dhe rumpalles se Rilindjes prandaj nese jeni simpatizante te rilindjes pse “harxhoni kohen tuaj” apo kjo eshte pjese e punes. Une psh. gazetes shqiptare i lexoj vetem titujt e neveritshem te gazetareve vetem me pa emer dhe nuk i harxhoj minutat e mia me to .

  2. Kendveshtrim interesant .
    Sidomos per rinine e deformuar nga celularet . Per pjeshkat dhe lolat do duhej reset account ne instagram apo facebook.

    Per popullin vezhderr socialist duhen shembuj me bar pras tollona dhe djath qe kur del edhe marrim.

    E verteta eshte qe duhet nje periudhe 20 vjecare per te marre mbare e mire si republike e re . Le ta quajne republika 2.0 ☺ pas v1.0 te 1991.

    Me nje kusht rilindasit duhet te shohin portat e burgut. Ndryshe s ve mend njeri ne pushtet. Burg per rama veliaj xhafa tahiri lali…etj me rradhe rilindas plus bandat gjushrat sejdinajt nicajt keshrat ndokrat frrokrat etj plehra burgjesh.. Dhe mercenare si shembull arta marku prela dhe plot shok e shoqe vetingas
    Pa ndeshkim ska kthese. Pa i cu ne te s emes plerat ska te ardhme. Por do jemi nje vend i dhjere hibrid mes krimit droges paligjshmerise dhe ne byth te europes si objektiv i nje vendi qe duam te jemi por qe sjemi dot.
    Ndeshkim!!!

  3. Ky Bejtja ben si ben dhe e con veten ne nivelin e 25-30 vjecareve shqiptare, posedues te 1-3 masterave e tek tuk edhe ndonje doktorature. Po flas per ata qe kur te pyesin dicka dhe ti fillon e u pergjigjesh, nuk te lene ta cosh fjaline deri ne fund po te thone “aaa e di, e di” dhe hapin telefonin per te bere Like nja dy fotovo qe po shkaterrojne rrjetin.

    Metodika e te treguarit te dicka te koklavitur me fjale te thjeshta, ne boten e letrave quhet art. Psh ne SHBA, nuk eshte rastesi qe kolana e librave “For Dummies” po njeh tirazhe te pa llogaritshme sa me shume qe zhvillohet vendi.

    Ne ndryshim nga SHBA, tek ne shtohen vetem “Dummies” jo librat per ta.

    Po te isha si ty o Bejte, do e ktheja ne biznes kete pune. Klani nuk njihet per rritjen e rrogave me vjetersine, kurse budallenje sa vine e shtohen ketu

  4. O Ando! Telefonat ne varesi te ‘policies’ qe kane mund te kene ‘user accounts’ per te cilet flet ti dhe as qe nuk ia ke haberin per nivele te tjera qe shkojne deri te ‘superadmin’ qe kane te drejta te plota mbi sistemin.

    Tani, per te vazhdu me anallogjine duhet me te thone qe PDja eshte app qe ka marre virus (Saluku). Saluku eshte virus amorf qe per mbijetese here here perdor Lylin e here here Sait Dollapin.

    Super adminat e pertej oqeanit, po perdorin ca “tools” qe kane per te neutralizuar dhe asgjesuar virusin. Sigurisht qe mund te bejne edhe nje “factory reset” sic e bene ne ’97, po kesaj here situata eshte me ndryshe. Saluku eshte buze varit dhe Lyli nuk ka tope. Edi Rama eshte i mjaftueshem per ti izoluar dhe asgjesuar Salukun e 97, Lylin e 21 janarit, Like floririn, Mediun e gerdecit, Nar traktoristin, Dash rakine, Idriz doganierin çam ne aleance me Dule Grekun….

  5. Super shkrim me kuptuar qe sistemi eshte i dhjere dh nuk zgjidhet vetem se duke e ndertuar mbi baza te forta profesionale jo partiake. Qe cilido qe neser eshte ne opozite te mos te sundohet nga pushteti. Sepse sistemi qe kemi tani eshte nje sistem qe pozita sundon opoziten me vetedijen e plote te gjitha paleve qe kane enderruar ta perdorin cekicin e pushtetit me i thy koken kundershtarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *