• |
ide | kryesore

Mourinho, dalje Newcastle prej Special One: “Nuk është për mua, të luftoj për vendin e tetë”

Sport



José Mourinho nuk do të drejtojë Newcastle. Special One ka larguar cdo dyshim për mundësinë e uljes në pankinën e Magpies, si pasues i Rafa Bentez. Gjatë intervistës për The Coaches’ Voice ish-tekniku i Manchester United, aktualisht pa skuadër, shpjegon pse është e pamundur të drejtojë bardhezinjtë: “Të luftoj për mesin e klasifikimit nuk është në natyrën time. Kam nevojë patologjike të luaj për të fituar: nëse një shoqëri ka objektiv të arrij vendin e tetë ose të nëntë, nuk bën për mua”.

Portugezi nuk ka ndërmend të pranojë propozime ‘me ulje’. Fitorja përfaqëson për 56 vjecarin një fiksim, një stimul: “Nëse nuk do të arrija të fitoja, pastaj do të ishte problemi im me klubin e lojtarët. Por duhet ta ndjej atë ndjesi”. Newcastle tashmë duhet të heqë dorë nga ëndërra dhe sipas informacioneve nga Anglia, klubi është kthyer nga dy teknikë italianë: Gennaro Gattuso e Claudio Ranieri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *