• |
ide | kryesore

Në albumin që pritet të dalë së shpejti, Demi Lovato do flas për sekretet e jetës private

Paparazzi, Slider



Demi Lovato pritet që së shpejti të publikojë albumin e saj të shtatë, i cili do të jetë në formën e një rrëfimi personal. Këngëtarja është gati të tregojë gjithçka që ka ndodhur përpara se të kalonte në overdozë, që për pak i mori jetën. Ditën e sotme Demi ka ndarë me të gjithë disa detaje për albumin përmes disa potimeve në ‘Instastory’. “E dini se çfarë është më e bukura në bërjen e një albumi? Ti mund të thuash çdo gjë që dëshiron, të jesh sa më i sinqertë dhe të tregosh anën tënde të historisë, pavarësisht atyre që mund të mos e pëlqejnë”, ka shkruar këngëtarja. Në korrik të 2018-tës Demi kaloi periudhën më të vështirë për shkak të overdozës dhe sërish ja doli mbanë ta kalonte dhe të rikthehej e fuqishme. Pak muaj më parë ajo paralajmëroi se një ditë do t’i tregonte gjithë botës çfarë ndodhi gjatë asaj kohe, pse ndodhi dhe si është tani jeta e saj. Siç duket të gjitha këto Demi do i rrëfejë në albumin e ri, ndaj të gjithë jemi kuriozë të dimë diçka më tepër për historinë e saj të pazbuluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *