• |
ide | kryesore

Nisin negociatat/ Meta: Kur do flasim? Rama refuzon Presidentin: Nuk kam kohë

Kryesore, Lajme



Presidenti i Republikës Ilir Meta ftoi në takime të veçanta kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Iniciativa e kreut të shtetit ka hasur në refuzimin e menjëhershëm të kreut të mazhorancës që tani bën “të vështirin”.

Kabineti i kreut të shtetit i ka dërguar një letër drejtores së kabinetit të kryeministrit Vali Bizhga ku shkruhet: “E nderuar zonja drejtore, dëshiroj t’ju bëj me dije se Presidenti i Republikës, SHTZ Ilir Meta mirëpret nesër në datën 27 qershor 2019 në takim kryeministrin SHTZ Edi Rama për të biseduar për situatën politike në vend në çdo orë që ai mundet duke filluar nga mëngjesi herët në orën 05.00 deri në orën 13.00 në zyrën e tij në Presidencë. Ju lutem bëjeni me dije Kryeministrin për sa më sipër” – thuhet në dokument.

Por Rama është përgjigjur në rrjetet sociale duke refuzuar.

“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!” – shkruan Rama.

Më poshtë keni letrën e dërguar nga Meta dhe përgjigjen e Ramës në Twitter.

“E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çmendurie pres edhe një tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor #KrenarpërPS” – thotë Rama pa sqaruar se cila mund të ishte lëvizja e Metës.

Një letër të ngjashme Presidenti i Republikës i ka dëguar edhe kreut të opozitës Basha i cili ka pranuar takimin i cili do të zhvillohet në orën 9.00 të së enjtes. Pas refuzimit të Ramës zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi bëri këtë sqarim për mediat.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë” – thuhet në reagim. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. O Mete, je lehtesisht i injorueshem. Degjo Lubonjen dhe ik nga aty, ose te pakten na i kurse pozat e forces, apo te njeriut qe ka ndonje ndikim ne kete situate. Kjo eshte situate serioze, qe nuk ka vend per protagonizmin tend mjeran dhe qesharak. Nuk iken Rama as me dekretin e as me zhdekretin e atij qe e ka zgjedh vete.
    Na e ler dhe Lulin rehat, se ka gjera madhore per te menduar dhe bere. Lul, misioni te eshte ngarkuar ty dhe do t’ja dalesh i mbeshtetur ne ato forca qe nuk kane bere asnje dite pazar ngjalash me te keqen Edi Rama.

  2. Hahahahahahaha 7 Letra per Lulzim Bashen nisi copa karit! Te ka thene gje stafi provoko Meten per leter te dyte??? Po shkruajti Dekret Presidenti qe do te te qihet mamaja, nuk e shpeton dot edhe kryeministri Gjermanise te jesh…. Ligji cope kari, ligji vari Havzi Nelen, jo yt ate nje bythqir skulptor

  3. Berti, mos komento me injorance! Neser pas ores 13:00 deri ne 16:00 do degjosh per dekretin e Presidentit ku do shpalle daten e re te zgjedhjeve, dhe sapo KM te lejoje ngritjen e Gjykates Kushtetuese (nqse ja mban b ytha te hetohet edhe qeveria per PPP koncesione etj shkelje masive) kjo e fundit do i shpalle te pavlefshme zgjedhjet absurde te dates 30. Meta nuk ka pse iken si President se eshte ne pozicion shume te mire per luften qe po ben, por do mbledhe faktet e paligjshmerise qe ti paraqese ne Gjykaten Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg se ketu nuk ka me drejtesi te pa-kapur. Kjo eshte nje loje e madhe plitke qe po behet per ti shpetuar prangave dhe do fitojne ata qe ruajne qetesine dhe po veprojne e kujdes .. me sa duket lideri yt po ”vetevritet”! Te fala sat teme

    1. Pas pergjimeve duhet te jesh idiot, ose shejtan budalla qe ben lojen e rames, qe te pretendosh se rama iken ne menyre institucionale. Meta po mbledhe prova, thote ky tipi. Po provat e BILD qe ulerijne? Kane rene skemat e vjetra dhe vetem te verberit nuk e shohin. Rames nuk i rruhet per letra e dekrete, prandaj iku opozita nga parlamenti. Kot e ngaterron GJEDNJ, se nuk ka lidhje fare. Ne radhe te pare nuk aktivizohet nga presidenti, por nga te demtuarit. Ne radhe te dyte, duhen te shterohen rruget e brendshme dhe me e rendesishmja, GJEDNJ as nuk perserit zgjedhje, e as nuk arreston hajdutet e zgjedhjeve. Ate e ben Arta. Ka ndonje dekret antikushtetues kunder saj Meta? Jemi ne prag te diktatures se armeve dhe duhet te durojme edhe zukatjet e Metes. Ja e nxorri dekretin tjeter. Kush do e zbatoje? Komisioni qendror i LSI? Data eshte detaj, qe Meta po e ben thelb. Thelbi eshte ikja e Edi Rames dhe denimi i hajduteve te zgjedhjeve. Kjo i bashkoi njerezit me PD, jo karlliqet me data. Mamit tend sapo ja bera te falat! Te fala motres!

  4. Dmth Likja do te na shpalli date te re zgjedhjesh pas 30 qershorit….hahahaha po mire le te shkojne pd dhe lsi ne zgjedhje dhe ti fitojne te gjitha bashkite pasi ti kete fituar Rama me 30 qershor dhe ceetefikuar nga te gjitha instituciomet nderkombetare.Ik o Like se u bere komplet idiot president. Do ti kudervihesh Amerikes dhe Be ….o puka qe nuk te bie

    1. Shkruan i nxehur, nuk di si te perdoresh shenjat e pikesimit etj… Shko mer cope kari analfabet te qifsha institucionet nderkombtare. Ka 30 vjer qe te ka vdek gruja dhe ke harru me vdek

  5. Data e zgjedhjeve caktohet mbas kompromisit me forcat politike te perfqesuar ne kuvend,kur ka kompromis presidenti cakton daten e zgjedhjeve,te tjerat jane pallavra,gjk do njohe ligjshmerine e veprimeve te metes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *