• |
ide | kryesore

Një kampion më pak për Manchester City: “Pas 10 vjetësh është momenti të iki …”

Sport



Do të jetë një humbje e madhe për Manchester City: në përfundim të sezonit 2019/20, David Silva do të largohet nga skuadra kampione e Anglisë. Lojtari spanjoll ka dhënë një intervistë për disa media angleze e spanjolle, në të cilën ka komunikuar vendimin e tij: “Ishte sezoni i fundit tek Manchester City. 10 vjet për mua janë mjaftueshëm, mendoj se është momenti perfekt të largohem”.

David Silva ishte protagonisti absolut i kësaj dekade të Citizens, aq sa klubi dëshironte ta mbante, duke i ofruar një kontratë dy vjecare, zgjedhje që nuk është pranuar nga mesfushori: “Fillimisht klubi po fliste për një dy vjecare, por zgjodha të firmos vetëm për një vit e kështu e mbyll pas 10 vjetësh. Është një cikël që kompletohet”.

Tani cështja është ku do të luajë kampioni spanjoll. Përgjigjen ndoshta Silva e ka dhënë vetë, sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo: “Nuk e shoh veten duke luajtur kundër Manchester City. Të luaj për Las Palmas? Do të më pëlqente, por për momentin nuk e di. E sigurtë është se do më pëlqente ta mbyllja karrierën aty një ditë. Në Kinë jo, nuk e di: e fejuara do vendosë për mua!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *