• |
ide | kryesore

“Nuk shkoj në Shtëpinë e Bardhë” paralajmëron kapitenia e SHBA: replika e Trump është e ashpër…

Sport



Ku është Donald Trump ka gjithnjë polemika. E nuk bën përjashtim as kombëtarja e femrave e SHBA. Megan Rapinoe, kapitenia e të vetmes skuadër jo europiane ende në garë për Botërorin francez, është kritikuar nga presidenti i SHBA se nuk e ka kënduar himnin kombëtar përpara ndeshjes së 1/8 së finale fituar më pas 2-1 kundër Spanjës. “Nuk do të shkoj në Shtëpinë e Bardhë nëse do e fitojmë titullin e të ishim të ftuara, gjë për të cilën kam dyshime” ka deklaruar Rapinoe, autore e dy golave me penallti që eleminuar spanjollet.

“Jam një tifoz i madh i futbollit femëror por Megan (Rapinoe) duhet më parë të fitojë e pastaj të flasë – ka replikuar Trump në Tëitter -. Të mbarojë punën e saj! Nuk e kemi ftuar ende Megan ose skuadrën, por tani do ta bëj, si në rast fitore ashtu edhe humbje”. “Megan nuk duhet ti tregojë mungesë respekti Atdheut, Shtëpisë së Bardhë, apo flamurit tonë, sidomos pas gjithë atyre që kemi bërë për të e skuadrën. Duhet të jetë krenare për ngjyrat që vesh” ka përfunduar Trump.



3 Comments

  1. Ketu Trump ka te drejte.
    Atdheu mbi te gjitha e jo skuadra apo partia sic thote tao tao palla nga librazhdi verior.

  2. Trapi nuk asht fort i besueshem.
    Republikani me koqe i historise te USA!Ka ba pak gjera te mira,por ka pordhe shume, dhe shume gjera te keqija!!
    Nuk e kam votu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *