• |
ide | kryesore

Pamje të rënda/ Atentati ndaj kunatit të Lul Berishës në Durrës (VIDEO)

Kryesore, Lajme



Lapsi.al siguron një video ekskluzive nga atentati që iu bë pesë ditë më parë dy personave në Durrës. Bëhet fjalë për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Ata u qëlluan me breshëri kallashnikovi teksa udhëtonin me një “Range Rover”. Plaurent Dervishaj, 47 vjeç, mori një plumb në këmbë, por fatmirësisht i shpëtoi vdekjes. Dervishaj është kunati i Lul Berishës, i njohur si kreu i Bandës së Durrësit.

Personat që kanë qëlluar me breshëri ndaj shtetasve të mësipërm nuk dihet se kush janë, por sic shihet edhe nga video ata kanë qenë me dy makina që ndiqnin nga pas “Range Roverin” e blinduar. Atentati ka ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit, një vend që vitet e fundit është lakuar shumë nga personat që kryejnë krime të rënda.

Pas ngjarjes policia gjeti të djegur një automjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Nga pjesa e përparme, automjeti me targë AA 005 MJ, tip “Range Rover” është bërë “shoh” nga plumbat në pjesën e xhamit, ndërsa dyshohet se Meçaj e Dervishaj kanë qenë në sediljet e para.

Kunati i Lul Berishës, Plaurent Dervishaj ka lënë qelitë në vitin 2017 pas vendimit të Gjykatës së Lartë ndërsa prej vitesh ai ka qenë ndër më të kërkuarit në Interpol. Dervishaj ka qenë i dënuar me burg përjetë në mungesë për vrasjen e Arsel Sotiri, Ilir Nelaj, Agim Rexhepi, Dritan Sallaku dhe Dritan Disha por ky dënim u rrëzua në Gjykatën e Lartë dhe rigjykimi në Apelin e Krimeve të Rënda i dha atij pafajësi.

Nga ajo kohë, Plaurent Dervishaj është në liri. Pas atentatit Dervishaj është marrë në pyetje nga policia pasi ndodhej në gjendje të mirë shëndetsore dhe i gatshëm për të dhënë dëshminë e tij. Dervishaj ka deklaruar se nuk i ka parë autorët në momentin që kanë qëlluar në drejtim të makinës së tyre. Ndërsa pritet ende që të merret dëshmia e të plagosurit tjetër, Juljan Meçe, i cili ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore se Dervishaj.

©LAPSI.al 



5 Comments

  1. I pafajshem, i sapoliruar nga burgu dhe me makine 100 mije euro. Oh te keqen e Vangjush Dakos qe do i jepte ketij dhe kunatit te ketij pune ne Bashki si pastrues.

    1. Po ik mor kar se vetem kete di te shkruash.e dine ata si ta mbrojne veten skane nevoje per papagall ne internet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *