• |
ide | kryesore

PD në Korçë i dërgon letër KQZ-së: Kërkojmë lirimin e ambienteve të zëna nga KZAZ

Lajme, Të fundit



Partia Demokratika ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procesit të votimeve në Bashkinë e Korçës dhe Pustecit. Këtë e ka bërë përmes një letre dërguar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

“Krim i rëndë vazhdimi i përpjekjeve për të zhvilluar votime në territorin e bashkive Korçë dhe Pustec”, thuhet në letër.

Më tej, në letrën drejtuar KQZ, PD e Korçës njofton se nga data 27 qershor deri më 2 korrik do të organizohen tubime të ligjshme në të dyja bashkitë. Sipas opozitarëve, tubimet do të jenë të pandërprera dhe me afat kohor të pacaktuar, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.

Dega e PD në Korçë kërkon lirimin e menjëhershëm të KZAZ, VNV dhe QV, si dhe kthimin e tyre në funksion të publikut.

“Çdo person që do të tentojë vijimin e procesit të votimit, kryen krim dhe qytetarëve iu lind e drejta që të parandalojnë me çdo mjet demokratik kryerjen e një krimi”, thuhet më tej në letrën e PD.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *