• |
ide | kryesore

Princ William: Do i pranoja fëmijët e mi homoseksual

Paparazzi, Slider



Princi William ishte i ftuar ditën e sotme për një vizitë në Albert Kennedy Trust, një organizatë që ndihmon njerëzit e pastrehë që i përkasin komunitetit LGBT. Si baba i tre fëmijëve, ai u pyet: ‘Nëse fëmija yt një ditë në të ardhmen thotë “Oh, jam gay, oh jam lezbike” apo çfarëdo, si do reagonit?”

“E di çfarë, e kam menduar shpesh këtë kohët e fundit sepse ma kanë përmendur dhe disa prindër të tjerë. Mendoj se derisa bëhesh prind nuk mendon për këtë. Sigurisht që për mua nuk do kishte absolutisht asnjë problem. E vetmja gjë që për të cilën do shqetësohesha është si ata, specifikisht rolet që fëmijët e mi mbajnë, si kjo do shihej dhe interpretohej. Kështu që unë dhe Catherine kemi bërë shumë biseda në mënyrë që të siguroheshim që ishin të përgatitur. Mendoj se komunikimi është i rëndësishëm për çdo gjë, në mënyrë që të ndihmosh ta kuptojnë duhet të flasësh për gjërat dhe të sigurohesh që të mbështesni njëri-tjetrin. Nuk më shqetëson që ata mund të jenë gay, më shqetëson si do e perceptojnë dhe si do reagojnë të tjerët, dhe që presioni do jetë mbi ta.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *