• |
ide | kryesore

Procedimi i kryebashkiakëve, PD: Goditje ndaj demokracisë dhe akt provokimi i Ramës

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar lidhur me procedimin penal të kryebashkiakut të Lezhës dhe të Mallakastrës, repsektivisht Fran Frrokajt dhe Agron Kapllanajt, pas deklaratave të bëra në emisione televizive për pengimin e zhvillimit të veprimtarisë së Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. Përmes një deklarate për mediat nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, denoncoi atë që e quajti “dënimin e kundërshtarëve politikë të Ramës për agjitacion e propagandë”.

Bardhi tha se procedimi penal i Frrokajt dhe Kapllanajt është një provokim i rëndë që i bëhet opozitës, që përbën në të njëtën kohë edhe një goditje ndaj demokracisë. “Tentativës së dështuar për të kryer votime moniste dhe të paligjshme, Edi Rama po i shton edhe tentativën për të rikthyer në Shqipëri dënimin e kundërshtarëve politikë për agjitacion e propagandë. Kushdo që nuk mendon si ai, kushdo që refuzon farsën kriminale dhe antikushtetuese të 30 Qershorit, kushdo që nuk bëhet pjesë e grushtit të shtetit që po realizon, procedohet nga Policia dhe Prokuroria e tij e kriminalizuar me urdhër politik. Procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, pse ato mendojnë ndryshe nga Edi Rama dhe kanë deklaruar se do të zbatojnë Dekretin e Presidentit, është një goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe një akt i fortë provokimi ndaj opozitës.”- tha Bardhi.

Sipas PD, këto akte të kryeministrit Edi Rama do marrin përgjigjen e merituar. “Në 30 Qershor qytetarët janë në të drejtën e tyre të mos pranojnë diktaturën autokratiko-kriminale të Edi Ramës. Në 30 Qershor në paligjshmëri është vetëm Edi Rama dhe banda e tij. Aktet dhe veprimet kundër qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës, si këto kundër kryebashkiakëve Frrokaj dhe Kapllanaj, do të marrin përgjigjen e merituar.”- u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve.

Kryebashkiakët Frrokaj dhe Kapllanaj do të procedohen në gjendje të lirë respektivisht për veprat penale “Pengim i subjekteve zgjedhore” dhe “Thirrje për veprime të dhunshme”. Më herët, në një emision televiziv, Frrokaj ka deklaruar se “do të bllokojmë KZAZ, do ta mbyllim me çelës e nuk do të lejojmë zgjedhje”.  Në rrethana të njëjta, Kapllanaj dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale duke bërë thirrje për veprime të dhunshme, në lidhje me procesin zgjedhor.



3 Comments

  1. 1. Kur dikush merret me zor qe te shkoj te votoje, sic behej ne kohen e Qofte Largut, kjo quhet diktature

    2. Kur dikush nuk do te shkoj te votoje, per nje mije arsye, kjo quhet vullnet i lire dhe e drejte e njeriut ne demokraci

    3. Kur dikush nuk do te votoje dhe do te pengoje edhe te tjeret te votojne duke bertitur ”mos voto!”, ne kushtet e demokracise mund te quhet edhe trazire serioze mendore

    4. Kur dikush vendos te mos votoje dhe pastaj pretendon se i kane hequr te drejten e votes, duhet te shkoje ose tek hoxha ta lexojne ose tek psikiatri

    5. Kur dikush vendos te mos marr pjese ne zgjedhje dhe bertet pastaj ”po vendoset diktatura!”, duhet te shkoj ndoshta vetem tek psikiatri. Per me shume tallet me te gjithe ata qe kane vuajtur vertete ne diktature.

    6. Kur dikush do te pengoje me dhune te tjeret te votojne, kryen akt tradhtie te larte kunder demokracise dhe atdheut. Kerkon te telendise veten dhe atdheun e tij ne syte e te tjereve. Eshte i rrezikshem per veten e tij dhe gjindjen perreth.

    Pak plagjiature por eshte nje shpjegim perfekt nga GK

  2. Provokim i nje bastardi ne ikje.

    Kerkon te beje presion kur ne te vertete Rama eshte kontigjent burgu. Medet.

    Populli vezhderr socialist e ka me qejf lugen bosh dhe loqen sumes. E ka me qejf. Ske ci ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *