• |
ide | kryesore

“Protesta në mbarë vendin”, zbulohet skenari i PD për 30 qershorin

Lajme, Të fundit



Teksa na ndanjë vëtëm 4 ditë nga zgjedhjet vendore të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor, burime nga Partia Demokratike kanë zbuluar detaje nga aksioni opozitar, duke bërë me dije se do të vijohet me mbajtjen e protestave. “Ditët e ardhshme, duke kulmuar me 30 Qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin. Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme.”- komunikojnë burimet nga PD-ja.

Në bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë, Partia Demokratike dhe aleatët e opozitës së bashkuar joparlamentare kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë e vendit kundër votimeve që i cilësojnë si njëpartiake dhe në kundërshtim me Kushtetutën. “Protestat vënë në dukje bashkëpunimin e Edi Ramës me bandat e drogës dhe krimit të organizuar. Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve”, njoftojnë burimet.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *